“Edi Rama i detyruar për lëvizje teknike si pasojë e SPAK-ut”/ Lapardhaja: Koha ka treguar që nuk janë ministrat problemi, por kryeministri që i drejton ata

Namir Lapardhaja i ftuar në Dritare TV foli për zhvillimet e fundit në sferën e politikës.
Lapardhaja tha se Rama ishte i detyruar për shkak të presionit të SPAK, njëkohësisht i dërgoi mesazhe të koduar njerëzve të tij që mund të konfliktuohen për pushtetin e pas tij se ai do të jetë gjatë në krye.

“Qeveria e Edi Ramës në gjithë këto vite nuk është se ka pasur numër dy ose numër 3. Rama e tha edhe në Kongresin e tij të fundit që ai do jetë gjatë në pushtet. Duket si një mesazh i koduar për atë luftën e brendshme në PS, ashtu edhe për partitë e tjera. Ajo që vihet re në ministrat e tjetër është që Rama ështe vendosur në pozitë të sikletshme ndaj zhvillimeve të fundit të SPAK-ut çka e kanë detyruar atë të bëjë herë pas here lëvizje të tilla, që ngrenë në nivele ministrore figura teknike duke larguar sa më shumë ato figurat e forta politike. Sigurisht është një zgjedhje e Edi Ramës por koha ka treguar që pavarësisht këtyre ndryshimeve që Rama ka bërë, çuditërisht atij i dalin ministra dhe bashkëpunëtore të afërt me probleme me drejtësinë. Kjo do të thotë se nuk është faji vetëm i ministrave, bashkëpunëtoreve, por faji kryesor është i kryeministror që në vitin e 11-të të qeverisjes së tij vazhdon të mos mbajë përgjegjësi për asgjë, duke deklaruar herë pas here që të gjithë bashkëpunëtorët e tij janë kulla prapa kurrizit. Rama është në drejtën e tij për të bërë këto ndryshime. Kjo opozita parlamentare që duket sikur i kërkon llogari Ramës për këto ndryshime qeveritare është lojë sepse vetëm pak ditë më pare ata bashkuan votat me Ramën qoftë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor edhe për Amnistinë Penale. Ata bëjnë edhe teatër edhe politikë.”, tha Lapardhaja në DritareTV

Artikulli paraprakBaçi: Edhe Biden u largua, Berisha e ka borxh të vendosë egon poshtë partisë
Artikulli tjetërFermerët e Maliqit sërish në protestë: Po falimentojmë, gruri e patatja shiten nën kosto, na ‘mbyti’ importi!