Edi Rama ia dha vulën Berishës/ Mirela Karabina: Koalicioni Euroatlantik u fut vonë në fushatë

Mirela Karabina nga “Koalicioni Euroatlantik” tha se partia ku ajo bën pjesë, nuk mundi do të marrë asnjë mandat deputeti. Ajo u shpreh se partia e Lulzim Bashës u fut vonë në proces.

“Jam pjesë e “Koalicionit Euroatlantik”, por nuk arritëm që të merrnin një mandat në Kuvend. U futëm me vonesë në procesin juridik sepse kemi qenë në një proces për vulën dhe logon e PD-së. Kjo na penalizoi sepse tradicionalët kanë kaluar tek sigla e PD-së.

Ne e kemi prezantuar programin tonë një vit më parë, si kurrë një parti politike. Gëzimi dhe ajo çfarë bëri PD-ja pas riorganizimit, në 11 qershor, Edi Rama ai dha vulën Berishës. Ai vendim nuk ishte ligjor, por ishte politik. Rama ka dëshmuar se gjykatat i ka përdorur për pushtetin e tij”, tha Karabina për “Ora News”.

Artikulli paraprakTë rinjtë dhe teknologjia: Shkëputja mes botës virtuale dhe asaj reale po ndikon në mirëqenien e tyre
Artikulli tjetërKatandisja e dhimbshme e opozitës dhe tre arsye, pse humbi thellë PD e Berishës