Qamil GJYREZI
Angela Merkel e ka bërë të qartë se nuk mund të ketë hapje negociatash në Qershorë 2019 me Edi Ramën. Si mund të celen negociatat me një qeveri të korruptuar që nuk lufton krimin e organizuar, korrupsionin dhe “shkel me këmbë” parimet e demokracisë perëndimore “aristoteliane” në Shqipëri dhe vjedh paratë publike të njerëzve?!
Aristoteli ka shkruar tek libri Politika: “Politika është nevojë njerëzore e thellë dhe njeriu bëhet njeri vetëm nëse merret me politikë”. Aristoteli sikurse dhe Platoni e konsideroi politikën “idealisht” si fenomen “gjithpërfshirës” dhe asgjë sipas tij, nuk mund të krahasohet me politikën për nga rëndësia dhe sublimacioni!
Mendimi perëndimorë Aristotelian, ka luajtur një rol të madhe tek shtetet që kanë krijuar B.E. Edi Rama dhe Rilindja hodhën poshtë tezën e Aristotelit se: “Njeriu bëhet njeri vetëm nëse merret me politikë”! Edi Rama dhe Rilindja prezantuan në 6 vite “modele antinjerëzore” politike?!
A mund të konsiderohen “njerëzorë”, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Vangjush Dako, Elisa Spiropali, Taulant Balla, Fatmir Xhafa etj, që i “cnjerëzoi” politika dhe “vodhën” dhe mashtruan njerëzit e këtij vendi, shqiptarët!
Në historinë e politikës europiane dhe rajonale ka politikanë dhe sisteme politike si fashizmi, nazizmi, Enver Hoxha, Sllobodan Milloshevic që kanë bërë krime dhe teorikisht nuk e vertetojnë tezën “aristoteliane”! Krahasimi i Edi Ramës me Enver Hoxhën, më duket me vend, por edhe në diktaturë drejtues të caktuar kanë shfaqur elementë “njerëzorë”, kanë qënë “pak” social!
Në Shqipëri pas viteve 90-të ka patur ministra dhe zyrtarë shteti që kanë bërë “korrupsion”, por ata nuk kanë arritur deri në këtë pikë që ta “zhvfletësojnë” njeriun! Edhe qeveria Nano nuk mund të krahasohet me këtë “soj” të qeverisurit “antinjerëzorë” sic po bën Edi Rama.
Sipas “teorive aristoteliane” është ndërtuar i gjithë mendimi perëndimorë dhe politika perëndimore! Në shumë vende të Europës gjatë zhvillimeve demokratike teoria e “Aristotelit” është zbatuar shumë mirë. Politikanët europianë dhe ata amerikanë kanë prezantuar modele të mrekullueshme në shërbim të njerëzve dhe komunitetit!
Mund të përmendi emra në Sh.B.A. dhe Europë të shquar si: Abraham Linkoln, George Washington,Thomas Jefferson, Theodore Roosevelt, Woodroë Wilson, Xhorxh Bush, Bill Klinton, Konrad Adeanuer , Willy Brandt, Angela Merkel, Helmut Kohl , Jacques Chirac etj, etj.
Po edhe në Ballkan modele si p.sh. Zoran Zaev, që po bën disa reforma të vërteta në ekonomi, drejtësi, luftën kundër zyrtarëve të korruptuar dhe trafiqeve dhe politikën e jashtme në Maqedoninë e Veriut. Prandaj Maqedonia e Veriut është aktualisht më afër celjes së negociatave me B.E., krahas një sërë faktorësh të tjerë dhe “mendimit perëndimor aristotelin” me pak idealizëm për ndërtimin e shtetit pa oligarkë!
Prandaj Gjermania nuk vendosi për celjen e negociatave me Shqipërinë në qershorë, mbasi në Shqipëri ka korrupsion, drogë dhe opozita proteston jashtë parlamentit. Mbi të gjitha Rilindja dhe Edi Rama janë shumë larg “mendimit perëndimor aristotelin” me pak idealizëm për ndërtimin e shtetit, mbasi në Shqipëri ligjin e bëjnë të “fortët” dhe oligarkia vendase!
Në katërvjecarin e parë të qeverisë së Rilindjes u shfaqën elementët e parë të “sistemit oligarkik” që donte të ndërtonte Edi Rama në mandatin e dytë dhe më pas në të tretin, etj!?
Edi Rama bleu zgjedhjet e vitit 2017 me ndihmën e oligarkisë vendase dhe parave të drogës! “Oligarkia është një formë e strukturës së pushtetit në të cilën pushteti qëndron me një numër të vogël njerëzish”. (Wikipedia 2019) Aristoteli shkruan tek libri Politika: “Një lloj i oligarkisë është ai në të cilin fitohen funksionet e pushtetit në bazë të “censit” aq të madh sa që njerëzit e varfër edhe pse janë shumicë nuk marrin pjesë në të drejtuarit e shtetit”.
Rilindja dhe Edi Rama krijuan dhe mbështetën e oligarkinë dhe në Shqipëri njerëzit janë varfëruar dhe nuk marrin pjesë në të drejtuarit e shtetit. Rilindja e “oligarkëve” e tregoi dukshëm që nuk ka të bëjë aspak me anën “njerëzore të politikës” gjatë protestave të P.D.-së dhe opozitës.
Ministri “besnik” i Edvin Ramës, Sandër Lleshi përdori metoda “antinjerëzore” kundër njerëzve dhe opozitës që protestojnë kundër “neo-diktaturës” së Edi Ramës dhe Rilindjes. Gazi lotsjellës, dhuna policore dhe burgosja e opozitës nuk kanë të bëjnë me anën njerëzore.
Këto metoda prezantojnë elementë “antinjerëzorë” të një qeverie oligarkike që po “jep shpirt”! Prandaj dorëheqja e kësaj qeverie dhe zgjedhjet e lira, duhet të sjellin një qeveri demokratike që mendon dhe punon për njerëzit me Lulzim Bashën si kryeministër, me elementë njerëzorë, perëndimorë dhe demokratik pro-europianë, për një Shqipëri më të mirë drejt integrimit Europian!