Edi Rama ndërtoi një sistem shëndetësor piramidë korruptive

Nga Gjergji Nika

Premtoi një shëndetësi falas, por në fakt në këto 12 vite shtrenjtoi gjithçka dhe ndërtoi një piramidë korruptive në të gjithë sistemin shëndetësor: ky është Edi Rama dhe koncepti i tij për shëndetësinë.

Sistemi shëndetësor sot gjendet në një situatë të vështirë, i keqmenaxhuar nga një administratë joefektive, e drejtuar nga persona që spitalet apo qendrat shëndetësore i kanë parë vetëm si pacientë ose vizitorë.

Programi ynë “Shqipëria meriton më shumë” ofron:

Ristrukturimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve sociale – sistemi shëndetësor do të jetë në duar të specialistëve;
Mbrojtja sociale do të bëhet një institucion më vete;
Rishikim i rolit të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
Rritja dhe forcimi i autonomisë financiare dhe menaxheriale të Fondit të Sigurimeve të Detyrueshëm Shëndetësor;
Ristrukturimi i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) sipas modelit ECDC (Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve);
Investim në burime njerëzore, infrastrukturë, pajisje dhe laboratore sipas standardeve evropiane;
Rritja të kapaciteteve dhe rezervave për përballimin e situatave epidemike (afatgjatë);
Forcim të programeve të promocionit shëndetësor;
Krijim të regjistrit kombëtar të sëmundjeve jo të transmetueshme.

# Qytetarët meritojnë më shumë

Artikulli paraprakZelensky bën thirrje për më shumë presion ndaj Putinit: Presidenti rus duhet të japë urdhrin për të ndaluar sulmet ndaj Ukrainës!
Artikulli tjetërKarakteri si pasuria më e madhe e një kandidati për deputet