“Edi Rama në pazar me Rithemelimin e Berishës. Amnistia është vetëm fillimi”/ Karabina: PD e vendosur për t’i denoncuar pazaret e pista në kurriz të njerëzve

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, u shpreh se, tashmë, është i qartë pazari i Edi Ramës me Sali Berishën.

Është në pazar, jo sepse e do, por sepse vetëm me Berishën përballë mund të rri në pushtet i pashqetësuar. Ashtu sikurse Berishës i intereson kjo gjë, sepse i braktisur prej të gjithëve, Edi Rama e rifuti në lojë, duke i dhënë deputetëve të tij zërin në Parlament.” – u shpreh Karabina.

Më tej Karabina solli në vëmendje sjelljen e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila, një ditë më parë, ndonëse ishte i përjashtuar, lejoi deputetin e Rithemelimit, Flamur Noka, të votonte.

“Nuk është hera e parë që Lindita Nikolla lejon të marrin pjesë në Kuvend, në kundërshtim me Rregulloren, deputetë që ishin përjashtuar më parë. E ka bërë gjatë kohës së kaosit në Parlament, që fuste deputetët e përjashtuar për të mbajtur kaosin dhe për të ndezur tymin dhe flakën në ambentet e Kuvendit. E bërë edhe dje me zëvendësin e Sali Berishës në Kuvend.
Ndaj Lindita Nikolla duhet të dalë dhe të japë llogari se pse deputeti i përjashtuar Flamur Noka u lejua të merrte pjesë në votimin e djeshëm.” – u shpreh zëdhënësja demokrate.

“Ndaj Partia Demokratike është këtu, më e vendosur se kurrë për të bërë transparencë të plotë dhe për të denoncuar pazarin e pistë mes përfaqësuesve të politikës së vjetër, të cilët kanë rënë dakort për ta mbajtur peng këtë vend, në një aleancë kundër njerëzve dhe kundër sistemit të drejtësisë.” – përfundoi ajo.

Më poshtë deklarata e plotë e zëdhënëses së PD, Mirela Karabina:

Që Edi Rama është në pazar me Sali Berishën kjo dihej dhe qartësohet përditë dhe më shumë.

Është në pazar, jo sepse e do, por sepse vetëm me Berishën përballë mund të rri në pushtet i pashqetësuar.

Ashtu sikurse Berishës i intereson kjo gjë, sepse i braktisur prej të gjithëve, Edi Rama e rifuti në lojë, duke i dhënë deputetëve të tij zërin në Parlament.

Ky pazar u pa në votimin e amnistisë penale, ku të koordinuar votuan për të shpëtuar të korruptuarit e tyre dhe për t’i bërë presion SPAK-ut.

Këtë gjë e fshehën duke thënë se po votojnë për të amnistuar njerëzit, por në të vërtetën qytetarët janë humbësit e amnistisë, ndërsa të korruptuarit përfituesit e mëdhenj.

Sigurisht që pazari mes Berishës dhe Ramës, nuk mund të bëhej i mundur pa ndërmjetësimin e Lindita Nikollës, e cila prej kohësh e ka kthyer pozicionin e Kryetares së Kuvendit në sekretariatin e Edi Ramës, duke ia ulur dinjitetin postit që mban dhe duke e kthyer në notere të pazareve të pista.

Nuk është hera e parë që Lindita Nikolla lejon të marrin pjesë në Kuvend, në kundërshtim me Rregulloren, deputetë që ishin përjashtuar më parë.

E ka bërë gjatë kohës së kaosit në Parlament, që fuste deputetët e përjashtuar për të mbajtur kaosin dhe për të ndezur tymin dhe flakën në ambentet e Kuvendit.

E bërë edhe dje me zëvendësin e Sali Berishës në Kuvend.

Ndaj Lindita Nikolla duhet të dalë dhe të japë llogari se pse deputeti i përjashtuar Flamur Noka u lejua të merrte pjesë në votimin e djeshëm.

A është kjo pjesë e pazarit dhe e marrëveshjes mes tyre?

Deputeti që i kërkonte Nikollës me sms t’i jepte edhe një herë fjalën shefit të tij dhe pastaj të iknin, nuk mund të jetë as mbi Ligjin as mbi Rregulloren.

Ndaj Partia Demokratike është këtu, më e vendosur se kurrë për të bërë transparencë të plotë dhe për të denoncuar pazarin e pistë mes përfaqësuesve të politikës së vjetër, të cilët kanë rënë dakort për ta mbajtur peng këtë vend, në një aleancë kundër njerëzve dhe kundër sistemit të drejtësisë.

Exit mobile version