Nga Belind KËLLIÇI
Edi Rama premtoi se kush prek zgjedhjet nuk do te shkele me ne SHBA. Paska patur shume te drejte! Viktima e pare e “vendimit” te Rames u be pikerisht Vangjush Dako. Akullorja u shkri dhe po prish kaushin qe e mbajti, e mbrojti dhe e promovoi.
Sot Departamenti i Shtetit i SHBA e futi ne listen e zeze duke theksuar se ka informacion te besueshem se Vangjush Dako ka qene i perfshire ne korrupsion te rendesishem gjate mandatit te tij si kryetar i Bashkise se Durresit.
Korrupsioni shkakton kosto mbi ekonomine, shoqerine, sigurine si dhe lehteson krimin e organizuar. Vangjush Dako eshte kryebashkiaku me i suksesshem i Edi Rames dhe merite te vecante ka ne blerjen e votave ne bashkpunim me krimin e organizuar.
Edi Rama ja ka dale tashme te behet pjese e rendesishme e historise. Edi Rama do te mbahet mend si njeriu qe futi krimin ne parlament, qeveri, bashki dhe bashkpunoi me krimin e organizuar per te blere vota.