Nga Erl KODRA
Është e vështirë të përkufizohet ajo çfarë ka ndodhur në Shqipëri përgjatë 7 viteve të pushtetit të Edi Ramës. Ky individ pa asnjë vlerë intelektuale dhe morale, tejkaloi çdo fantazi thriller, duke kapur rekorde të padëgjuara më parë në historinë politike të vendit, që mund të krahasohen vetëm me regjimet kriminale të disa vendeve afrikane.
Sikur të kisha fuqinë e një prokurori të Republikës, ju siguroj se Edi Ramës do t’ia garantoja të paktën 25 vite burg vetëm për projektin mbarëkombëtar të kanabizimit të Shqipërisë. Provat e pakundërshtueshme gjenden në Zyrën e Presidentit të Republikës, në zyrat e Shërbimit Informativ, dhe në zyrën e Kryeministrit. Puna është se në Shqipëri nuk gjendet një PROKUROR, por vetëm disa qenie të mjera në shërbim të Kumbarit Edi Rama.
Për të tjerat është e tepërt të flasim, si përshembull vjedhjet dhe blerja e dy palë zgjedhjeve, qartësisht të provuara nga përgjimet aksidentale të prokurorisë shqiptare.
Nuk mund të bëhet politikë normale në Shtetin e Mafias.
Në këto kushte, ne nuk kemi pse denoncojmë më tej më regjimin; por duhet të mendojmë seriozisht si ta rrëzojmë atë. Edi Rama nuk duhet të “largohet me votë”, ai duhet rrëzuar si qelbësirë. Është miopi politike të shpresohet për rotacion normal pushteti me këtë killer serial, të provuar si hajdut dhe vrasës i demokracisë.
Për këto arsye qytetarët shqiptarë, në rradhë të parë njerëzit që ndjejnë një fije përgjegjësie para fateve të vendit, duhet të ndryshojnë mënyrën e të menduarit; ata duhet t’i drejtojnë një pyetje të thjeshtë vetes së tyre:
A do të lejojnë që fëmijët e tyre të rriten në mbretërinë e terrorit që ka ngritur Edi Rama? Çfarë mund të jenë ata fëmijë nesër? Vrasës me pagesë? Hajdut dhe kriminel? Trafikantë heroine dhe kokanine? Gazetarë në ERTV? Inxhinier në Kullat e Tiranës? Aktorë në Teatrin e Portokallisë? Dealer droge në metropolet europiane? Apo punëtorë krahu në plantacionet e hashashit?!
A keni një përgjigje, o shqiptarë të mirë?!
Partia Demokratike ishte e vetmja shpresë për qytetarët. Për shumë arsye që mund të merren me mend, opozita shqiptare nuk mjafton. Nuk mjafton, edhe për shkak të disa rrethanave komplekse dhe brutale në të cilat është gjendur si rezultat i luftës politike të paprecedent; sepse Edi Rama ia ka dalë të ndërtojë një narrativë neveritëse kundër Partisë Demokratike.
Çfarë mund të jetë zgjidhja?
Atë mund t’a gjejmë vetëm brenda vetes tonë. Është e pafalshme që qytetari shqiptar të presë që Partia Demokratike të rrëzojë Edi Ramën me frymën e shenjtë. Qytetari nuk ka pse i bindet askujt, asnjë politikani, asnjë ambasadori, dhe asnjë polici, në momentin që i rrezikohet jeta, dinjiteti dhe e ardhmja.
Qytetarët, në rradhë të parë intelektualët nuk kanë pse presin nga Partia Demokratike, as nga LSI. Ata duhet të ndërtojnë partinë e tyre, në vend që t’i bëjnë opozitë – opozitës shqiptare. Në fund të fundit, do të ishte një mrekulli sikur të kishim edhe një alternativë më shumë.
Për një komb ka momente të atilla që vlejnë sa një epokë. Dikush mund të firmosë për shembjen e Teatrit Kombëtar, dikush tjetër mund t’i bëjë lavazh shurre pisllëqeve të Edi Ramës.
Burrat e vertetë e marrin rrezikun në sy dhe nuk tuten.