Edi Rama po ndryshon Kushtetutën për të bërë të paligjshme një të drejtë njerëzore

Nga Vehap KOLA

Sot Edi Rama po ndryshon Kushtetutën për të bërë të paligjshme një të drejtë njerëzore.
Nuk po bën të paligjshëm krijimin e një organizate terroriste, hapjen e një kazinoje apo organizimin e gruoeve komuniste që planifikojnë marrjen e pushtetit me dhunë, si Organizata Politike.

Po bën antikushtetues krijimin e koalicioneve parazgjedhore.

Po ndalon opozitën, partitë e vogla, partitë e reja të grupohen për të mos i lënë votat e tyre të shkojnë dëm.

Ndërkohë, nuk pipëtin miza nga radhët e atyre që thyen ekranet me “luftën e tyre për t’i dhënë vlerë votës së çdo shqiptari”.

Ata që morën peng vendet e opozitës në Parlament, levat e Partisë në shoqërinë civile dhe juristët zulmëmëdhenj të vendit, me heshtjen apo bashkëpunimin e tyre me pushtetin, po orvaten t’u fshehin njerëzve faktin që kjo që po bëjnë është jo vetëm e padëgjuar për një vend demokratik, por edhe një shërbim shqeto për Ramën.

Ç’hall të kenë vallë?

T’ua ketë zënë bishtin me rrotë Taulanti?

Të jenë paguar, shpërblyer, qerasur?

Apo të jenë kënaqur me këtë arritje se ky ishte dhe misioni i tyre?

Mbajeni shënim shkrirjen e tyre me Rilindjen në ditët më të këqija të Shqipërisë.

Artikulli paraprakBorxhi publik arrin rekordin historik, fatura e çmendur e Ramës për xhepat e qytetarëve
Artikulli tjetërKjo është pija që pastron mushkritë më shpejt se çdo gjë tjetër