Edi Rama pranoi publikisht që ka kryer vepër penale!

Oerd BYLYKBASHI

Edi Rama mbrëmë e tha troç dhe live: Fusha nuk mund të ndërtonte i vetëm në 298 m2 dhe se “ia kemi kërkuar ne që nuk ndërton dot për hesapin tënd por urdhëro dhe merr përsipër të kontribuosh për të ndërtuar teatrin‎” (?!). ‎
‎Të gjithë e dimë që prapa Fushës fshihet Rama, por është hera e parë që pranon publikisht se është ai, vetë Edi Rama, që ia ka kërkuar Fushës të ndërtojë aty dhe jo e kundërta.
‎‎Zyrtarisht, deri me sot, Edi Rama u ka thënë shqiptarëve se Fusha ka bërë një OFERTË TË PAKËRKUAR që duke patur të vetën vetëm 298 m2 truall, të merrte për zhvillim 9.000 m2 truall publik, të prishte Teatrin Kombëtar e të ndërtonte ‎një të ri me gjoja 30 milion euro, por mbi të gjitha do të ndërtonte 92.000 m2 ndërtim privat në qendër të Tiranës me përfitim mbi 200 milion euro. Dhe mbi bazën e kësaj oferte, u mblodhën me nxitim Qeveri, Bashki e Parlament dhe hartuan ligjin “Fusha” sepse i mrekulloi oferta e tij.
‎Madje ka më keq. Mbrëmë ai deklaroi: ‎”Nuk ndërton dot nëse një pronar me pronë të vogël tek kufiri i pronës nuk të jep pelqimin. […]‎
Ne do ta hapim garën. Do ndodhë që një kompani tjetër që do të ndërtojë teatrin duhet të marrë prokurat e pronarëve. Nëse e merr bujrum, ne nuk kemi asnjë problem‎”.
‎Pra Kryeministri ka përgatitur edhe kurthin dhe mashtrimin tjetër për shqiptarët dhe BE.

Gjoja do të hapë garë për zhvillimin e 9.000 m2 truall publik për ndërtim kullash duke prishur Teatrin, duke vënë si kusht për fitimin e garës marrjen e pëlqimit nga Fusha, si zotërues i pronës kufitare prej 298 m2‎.
Fushës, i cili garon edhe vetë, Rama i jep porosinë që të mos e japë pëlqimin e ndërtimit ngjitur me të për të tjerët, edhe pse ata kanë oferta shumë herë më të mira. Kështu, Fusha del i vetmi konkurent që plotëson çdo kusht edhe pse ka ofertën më skandaloze. ‎
‎Pra zyrtarisht Edi Rama Kryeministër ka pranuar se ka mashtruar publikun. Mbrëmë ai pranoi që ka kryer vepër penale. Pranoi se ka bërë marrëveshje për partneritet si përfaqesues i pu‎blikut me një privat, që privati të bëjë sikur gjoja ka bërë ofertë të pakërkuar që të zhvillojë pronën publike me përfitim marramendës për privatin, por që çdo gjë e ka organizuar vetë ai, Edi Rama Kryeministri që firmosi ligjin Fusha.
‎Ky nuk është Partneritet Publik Privat (PPP‎). Ky lloj PPP quhet KORRUPSION klasik publik-privat. Edi Rama këtë e pranoi mbrëmë publikisht. Kjo nuk është çeshtje për prokurorinë e ngordhur të Arta Markut. Kjo është punë për SPAK, prokurorinë e re antikorrupsion, sapo të ngrihet!

bylykbashi

Artikulli paraprakBasha: Korrupsioni i qeverisë po na varfëron çdo ditë, 229 milionë euro kanë shkuar për luks qeveritar
Artikulli tjetërBraktiset Universiteti i Shkodrës, në 4 vitet e fundit 8 mijë studentë më pak