Edi Rama ka shtuar arrogancën pas takimit të djeshëm me kreun e opozitës Lulzim Basha, duke u tërhequr dhe nga propozimet e të dërguarve të Evropës si ishte oferta e zotit McAllister. Pas daljes nga Presidenca, Rama ka deklaruar se nuk ka lëvizur nga qëndrimet e një dite më parë, ku propozimi i tij ka zbritur në nivel “monitorimi”. Në fakt, kokëfortësia e Ramës bie ndesh me rekomandimet e BE-së dhe krerëve të lartë të saj, që kanë kërkuar që të bëhen të gjitha përpjekjet që opozita të përfshihet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Një kërkesë tjetër ka qenë që të bëhet çdo gjë që është e mundur që mos cenohet standardi i zgjedhjeve, standard që tashmë Rama duket se po e shkelmon me vetëdije kur këmbëngul se data e zgjedhjeve është 18 qershori, datë për të cilën kanë kaluar të gjitha afatet ligjore. “Jemi në të njëjtin pozicion që kemi qenë dje. Oferta që i kam bërë PD është ajo e ditura, për të ndërtuar mekanizëm monitorimi të zgjedhjeve që PD të ketë të dy sytë në proces nga brenda qeverisë, me një zv/Kryeministër që të propozohet nga PD, por jo nga radhët e PD. Dhe së bashku me 3 përfaqësues të SHBA, BE dhe OSBE të drejtojë një Task Forcë për të siguruar që shteti dhe asetet shtetërore nuk keqpërdoren për fushatë elektorale. Kjo është oferta jonë. Sa i përket datës së zgjedhjeve, është 18 qershori. Ky është pozicioni ynë. Kohë shumë nuk ka. Jemi në limitet e kohës”, tha Rama. Duket se menjëherë pas largimit të zotot McAllister dhe Flankeshtein, Rama po bën gjithçka është e mundur që të hyjë i vetëm në zgjedhjet e 18 qershorit, duke rrezikuar ta fusë vendin në një spirale tejet të rrezikshme. Njeriu që ndryshe flet, para ndërkombëtarëve dhe ndryshe vepron pas shpinës së tyre duket se ka ndarë mendjen ta grisë përfundimisht kartën e stabilitetit në këtë vend, aq të dëshirueshëm nga ndërkombëtarët. Nuk dihet se çfarë ka menduar Rama teksa i ka hyrë kësaj rruge, por nga opozita i është bërë e qartë se zgjedhje më 18 qershor nuk do të ketë. Deklaratat e Ramës në ditën e dytë të negociatave përngjajnë me ato të një njeriu që gjëja e fundit që i kalon nëpër mendje është stabiliteti i vendit, aq më shumë kur pikërisht ky njeri është dhe kryeministri i vendit. Të dielën është shenja e parë e opozitës, e cila fillon nga Kavaja, ndërkohë që koha dhe afatet po përfundojnë. Alibitë e tij për “shkelje të Kushtetutës” në lidhje me shtyrjen e datës së zgjedhjeve nuk qëndrojnë, pasi Shqipëria ka precedent zgjedhjet lokale të vitit 2007, kur për një tekë të atij që është kryeministër sot, zgjedhjet u shtynë me më shumë se tre muaj. Por duket se është mungesa e vullnetit politik dhe jo arsyet ligjore, ato që e bëjnë Ramën të hedhë në kosh jo vetëm ofertat që vijnë nga opozita, por edhe ato që vijnë nga ndërkombëtarët. Rama me kohë ka shfaqur shenja autoritariste, por me afrimin e zgjedhjeve, ato duket se janë rënduar shumë, ndikuar kjo dhe nga psikika e paqëndrueshme e tij, shenja që i ka shfaqur që në rininë e hershme.
Kryesore
Continue to the categoryShqiptarët financuan nga xhepi 160 mln euro produkte farmaceutike më 2024
Vit pas viti, kostot e shpenzimeve nga xhepi për blerjen e barnave po shtohen për arsye se nevojat për mjekim të një popullsie në...