Edi Rama si e vetmja shëmti kriminale e këtij vendi, është i paparashikueshëm!

Enver Bytyçi

Një ditë para protesës së 16 shkurtit 2019 Edi Rama urdhëroi që në superstradën Tiranë-Durrës të ngrihen barrikadat e luftës kundër qytetarëve protestues! Policia, repartet speciale të ndërhyrjes së shpejtë, janë urdhëruar prej kryeministrit që të bastisin çdo shtëpi, makinë e gjithçka që gjendet në duart e protestuesve. Propaganda qeveritare protestuesit i ka shpallur “terroristë”, “armiq” dhe “kërcënim” për qeverinë ilegjitime të Edi Ramës.
Ndërsa ditën e protestës, dmth nesër, ai do të organizojë një antimiting në Vlorë. Kryeministri bashkë me disa punonjës të administratës shtetërore dhe ministra të tij do të protëstojnë kundër dhjetra-mijë qytetarëve shqiptarë, të cilët nesër rrethojnë selinë e kryeministrit në largim. Eshtë antimitingu i parë në historinë e pluralizmit në krye të të cilit vihet vetë padishahu I vendit! As Ramiz Alia pas shpalljes së pluralizmit nuk ka guxuar të vihet vetë në krye të ndonjë antimitingu kundër opozitës demokratike.
Kjo do të thotë se Edi Rama guxon. Guxon të krijojë dasi fetare e krahinore, guxon të përçajë shqiptarët mes vetes. Guxon të mashtrojë, të tallet, të dhunojë psikologjikisht pa fund të gjithë ata që mendon se ia kërcënojnë pushtetin politik e të parasë. Ai guxon madje të poshtërojë opozitën dhe çdokënd tjetër që I bëhet pengesë atij! Guxon të mobilizojë disa dhjetra ose qindra administratorë të shtetit rkundër shprehjes së vullnetit të lirë që nesër do ta dëshmojnë qytetarët e të gjithë Shqipërisë në kryeqytet! Ka lënë kryeqytetin dhe ka shkuar në Vlorë për t’ia kundërvënë qytetin e pavarësisë lirisë së Shqipërisë. Eshtë e sigurt se ai në Vlorë do të dështojë. Por mjafton skenari që ai përpiqet ta zbatojë, që secili prej nesh të kuptojë se ka të bëjë me një kryeministër të papërgjegjshëm dhe të paparashikueshëm!
Gjatë gjithë qeverisjes së tij ai ka sunduar me metodën mesjetare të përçarjes! Të gjitha segmentet e shoqërisë shqiptare i ka vënë kundër njëri-tjetrit.

Ka vënë kundër njëri-tjetrit politikanët në mazhoranbcë dhe në opozitë, politikanët shqiptarë në Kosovë e në Maqedoni, studentët, pedagogët, akademikët, minatorët, artistët.
Vetëm te Astiri nuk ia doli sa duhet! Tani loja e përçarjes për të sunduar po i shkon fundit. Çfarë mbetet të shohim tjetër nga Edi Rama?
Nëse protesta do të jetë e fuqishme dhe nuk do të ndalet për ta përmbysur këtë kleptokrat të rrezikshëm, ai do të rezistojë edhe më tej me metodat më perverse që janë parë në histori. Do të përpiqet të manipulojë me policinë, gardën e Republikës, repartet speciale e madje të angazhojë edhe ushtrinë kundër shqiptarëve. Ai nuk ka parime, nuk njeh familje e as atdhe. Ai jeton në bunkerin e vet me opsesionin se “Të gjithë e kanë inat”! Ai ia ka mbush mendjen vetes se “është mbi të gjithë e mbi gjithçka”! Dikush thotë se është frikacak. Edhe po të jetë I tillë, ai tashmë më shumë ka frikë nga bashkëpunëtorët e tij në krim, sesa nga miliona qytetarë shqiptarë që janë kundër tij.
Prandaj duhet kujdes prej Edi Ramës. Ai është i paparashikueshëm! Shihni çfarë bën me Kosovën! Ai manipulon me të. Përveçse beson dhe shpreson se bashkë me Sorosin do të përfitojë nga Vuçiq aksione në Trepçë, Edi Rama vepron kundër integritetit territorial të Kosovës edhe me qëllim destabilizimin e Ballkanit. Ai beson se destabilizimi i rajonit ia zgjat jetën në pushtet.
Edi Rama është paranojak dhe egoist i pashembullt. Mpleksja e këtyre dy elementëve e bën atë të rrezikshëm, jo vetëm të dyzuar.

Rrezikshmëria që paraqet Edi Rama lidhet më bashkëpunimin e tij me krimin e me bandat. Ai do t’i rikthejë të gjithë ish-deputetët dhe ish-drejtuesit lokalë të tij të ndëshkuar për vepra kriminale.
Ai do të zhvillojë një luftë speciale kundër demokracisë! Do të vihet në krye të bandave dhe kriminelëve, me të cilët bashkëpunon, me qëllim që t’i trembë qytetarët dhe të rikthejë në perandorinë e skllavërisë e të frikës që ka ndërtuar në Shqipëri. Madje nuk përjashtoj që ai të hapë burgjet dhe ta nxjerrë në fushë të gjithë armatën e kriminelëve, të cilët pa dëshirën e Ramës gjendën në qeli. Do të shihni sesi do të shfaqet me “ushtrinë” e vet Sajmir Tahiri dhe oficerët e lartë të policisë në kërkim për trafiqe e krime në këtë vend! Do të shihni se sa kriminelë do të grumbullojnë rreth vetes Vangjush Dako, Ervis Roshi, si dhe eksponentë të tjerë në këtë vend, me qëllim që t’ia bëjnë shërbimin e fundit Edi Ramës!
Prandaj Edi Rama është i paparashikueshëm. Lufta me Ramën është luftë me perandorinë e krimit. Ndaj protesta do të jetë e fuqishme, imponuese. Në këto kushte policia e shtetit, repartet speciale të ndërhyrjes së shpejtë, garda e Republikës, ushtria, administrata e shtetit, mësuesit, pedagogët, akademikët, artistët, të gjithë shqiptarët pa dallim kanë vetëm një detyrë dhe mision: – Të qëndrojnë bashkë kundër diktaturës së krimit që Edi Rama ka instaluar në vendin tonë të mrekullueshëm! E vetmja shëmti e këtij vendi është kryeministri dhe një grusht lakejsh që ai ka rreth vetes!
Tiranë, 15 shkurt 2019

Exit mobile version