Lis BUKUROCA
Edi Rama paska cituar Ivo Andriçin në Nish. Kjo është po aq dinjitoze, sikur një hebre vjen në Gjermani dhe citon shkrimtarin kryesor të Rajhut të Tretë, Hanns Johst ose shkrimtarë tjerë, të cilët mbështeteshin nga qeveria e krimit. Ata duhej të ishin me tipare gjermanike. Ose sikur një hebre citon një mendim të Joseph Goebbelsit. Ai do të kishte pranuar të bëhet shkrumb e hi, por kurrë nuk do ta kishte bërë atë!
Me atë citat, Edi Rama, ka dërguar shumë mesazhe drejt Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës, por për Serbinë mund të jetë ky: “Andriçi me elaboratin e vet antishqiptar ka pasur të drejtë sa meriton të citohet!”, Shqipërisë: “Andriçi kishte të drejtë që dëshironte copëtimin e Shqipërisë dhe pushtimin e Durrësit me hinterlandin”, kurse mesazhi drejtuar Kosovës mund të jetë ky: “Jini mirënjohës që keni lënë pas vete pasojat e shkollës së Andriçit. Nuk ju kanë dëbuar të gjithëve dhe nuk ju kanë vrarë të gjithëve. Andriçi është fisnik! Ishte zemërmirë, sa meriton të përkujtohet në një takim të rëndësishëm!”.
Kur viktima citon xhelatin, domethënë skllavi ndjen nostalgji për sadizëm. Rama ka mundur të citojë edhe Çubrilloviçin, Pashiçin, Millosheviçin ose Çosiçin, por paska veçuar këtë herë nobelistin serb për ta mikluar sedrën e pinjollit të Millosheviçit. Në një takim tjetër mund të citojë Çubrolloviçin, që para Hitlerit, ka shkruar program shfarosës.
Andriçi nuk mund të ndahet nga hartuesit e tjerë fashistë serbë! Me atë citat Rama nuk ka treguar respekt ndaj kulturës serbe, as interesim për letërsi, por ka treguar vetëm komplekset e veta të vogëlsisë dhe shpërfilljes absolute të parimeve morale njerëzor. Kriminelit nuk i kërkohet ndjesë pse të ka dhunuar! Krimineli nuk citohet! Ai ka mundur dhe është dashur të përmendë Tucoviçin, por jo njërin nga ata që ka planifikuar shfarosjen shqiptare.
Pse Edi Rama nuk lexoi poezinë e Esad Mekulit, që i ka shkruar Andriçit? Sepse ajo poezi do të rrezatonte burrëri, jo bythëlëpirje. Ajo do të kërkonte gjykimin e elaboratit të Andriçit nga Kuvendi serb, por qëllimi i Ramës nuk ishte ai. Qëllimi i tij ishte defensiva poshtëruese dhe pështymje e sedrës shqiptare. Siç është zbythur edhe Thaçi.
Duket se bëjnë gara se cili të zbythet më shumë. Thua se kemi zaptuar Shumadinë! Horrat janë mësuar të bëhen të përdorshëm, të kërcyeshëm, të nënshtrueshëm sa besojnë se vetëm si zvarranikë, mund të kalojnë në gjendje mbarsmërisë. Pse kaq shumë pasion për ndërzim?
Esad Mekulli pas leximit të elaboratit të Andriçit shkruan këtë poezi:
SI KE MUNDUR?
(Duke lexuar tekstin e një dokumenti nga viti 1939, i cili u publikua tash vonë…)
Fjalë pas fjale – faqe të tëra ke shkruar –
faqe dhune, robërie e smire?…
Ëndërrues i dikurshëm, në burgje i sprovuar,
t’i robërosh të tjerët? Të ndjellish ditë errësire?!
Si t’i marr sot, në këto ditë lirie,
fjalët e tua farmak?
Po shkrimet tua të tjera, që aq të patën hije?!
Syve si t’u besoj?… Ti, që nderimin e pate hak,
vallë,
lirinë e tjetrit ta vësh në darë e lak?!
Sjelljet e Ramës prej hardhuci, barkas, nuk i ka bërë pse Shqipëria varet nga Serbia, por për të përforcuar pozitën e tij: për të treguar se kemi bythën gati, por jo dinjitetin. Mu si Thaçi para varreve serbe, ku shkruante: “…janë vrarë nga terroristët” e Thaçit.
Edi Rama me atë citat ka shpërfillur sedrën kolektive të popullit. Ai mund të jetë edhe pa virtyte njerëzore, mund të lahet cullak në Danub, por jo derisa përfaqëson shtetin shqiptar, sepse nuk është Kryeministër i “Bagëtisë dhe bujqësisë”, por i Shqipërisë! Teveqeli!