Edi Rama sillet si “Ali Baba me 40 hajdutë”!

Nga Xhelal MZIU

Edi Rama po e kthen Shqipërinë në kamp refugjatësh nga e gjithë bota!

Edi Rama në Shqipëri, sillet si “Ali Baba me 40 hajdutë”.

Në 8 vite jemi rekord botëror, të eksodit politik dhe ekonomik nga vendi, për shkak të keqqeverisjes nga Edi Rama.

Edi Rama, pasi mori Iranianët, pastaj punëtorë nga Bangladeshi, pastaj afganët dhe dje, sipas medias britanike “The Sun”, që ka zbuluar një tjetër marrëveshje sekrete, që Britania e Madhe po negocion me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama për të marrë refugjatë multikombsh.

Edi Rama do ta bëj Shqipërinë vend pritës, në një kamp që do të ngrihet nga qeveria Britanike, për emigrantët e paligjshëm që do të kapen në Angli.

Në këtë kamp do të vij çdo emigrantë i paligjshëm Evropian, Afrikan, Aziatik, apo Amerika Latine dhe do të qëndrojnë deri në fund të procedurave të zyrtarëve Britamikë.

Atyre që nuk do të ju lejohet të shkojnë në Britaninë e Madhe, do të qëndrojnë në Shqipëri.

Nuk ka shtet në botë, elitar apo i botës së tretë, që me politikën e tij çpopulluese largon mbi 500 mijë shqiptarë nga vendi i tyre për shkak të papunësisë, varfërisë dhe emigrimit politik, këtë e bënë vetëm rilindja me Edi Ramën.

Edi Rama e ka kthyer vendin tonë në një “pikë grumbullimi tranzit” (“Incenerator” se aty e ka fitimin) refugjatësh, pavarësisht kombësisë dhe destinacionit të tyre final.

Edi Rama është i vetëmi Kryeministër në botë që për hirë të interesave të tij personale, vendos si Mbreti, si Pashai, si Kapoja i kartelit, pavarësisht shtetit ligjor e parlamentarizmit, shkurt ai sillet si “Ali Baba me 40 hajdut”.

Edi Rama (Ali Baba) është i vetëmi që gëzon kur ka fatkeqësi natyrore, që gëzon kur ikin qytetarët e tij si refugjatë, që gëzon kur ka kriza rajonale apo globale dhe i vetëmi që krijon kriza në vend nëpërmjet taksave dhe tatimevr të larta dhe selektive, nëpërmjet oligarkëve, drogës, krimit dhe korrupsiomit.

Artikulli paraprakVjedhja e zgjedhjeve, Forumi i Grave të PPE: Shqipëria me Edi Ramën është drejt autoritarizmit!
Artikulli tjetërAlfred Rushaj: Përfundimisht komisionet e përhershme do të zhvillohen me prezencë fizike