Edi Rama; të gjitha rrugët të çojnë te 313-a

Nga Sokol Pepushaj

Arrestimi i Edi Ramës ka filluar të festohet. Të gjithë presin me padurim, se kur do të shkojë para drejtësisë edhe shefi i dy qeverive, kësaj të Republikës së Hajdutëve të Mëdhenj dhe asaj të Hajdutëve të Vegjël të Burgut.

Zinxhirët e korrupsionit, nuk i mbajnë më gjatë të lidhura as kafshët e egra, as shtazët e buta që ecin pa rregulla në rrugën e hajdutërisë. Rruga që krah McGonigalit ishte plot dalje, sot është e rrethuar në 3 këndet e drejtimit nga hetimet e shërbimeve perëndimore; kurse në lindje, dikush, Amerika thuhet, i ka ngritur përpara një mur të lartë hekuri, si ai që e ndan në një pjesë të kufirit me Meksikën.

Në Amerikë, hajdutëve të familjes kryeministrore dhe gjithë patronazhistëve, dollari i gjelbër u është shndërruar në gjethe të thara, pasi hetimet kanë avancuar, duke afruar arrestimin dhe sekuestrimin e kryemafiozit.

Këmba- dorës, Babloku po zvarritet drejt gropës që ka hapur me duart e veta.

Propaganda e shtruar nga Soros si tapet i kuq, është bërë pellg balte, ku Babloku kërkon bufa e bretkoca dhe i dridhen iluzionet.

Prangat, që deri dje i konsideronte vegla pune të drejtësisë kundër armiqve, tanimë po afrohen mbi kyçet e tij.

Mëngjeseve sorosiane, u janë vyshkur premtimet. Ato të para 12 viteve, janë ende atje, në murin e mashtrimeve që po shëmbet e po zë poshtë të gjithë ministrat, zyrtarët dhe kandidatët për deputetë, kontigjente të mbretërisë që edhe mbretin po e fërshëllejnë si akrobatin që luan mbi litarë të kalbur.

Secili ndez fishekjarre entuziazmi, për secilin mik që shkon në burg.

Drejtësia eksperimentale për kapjen e peshkaqenëve me rrjeta merimange, është e vetmja biletë që mediat e mafies po shesin për shfaqjen e 11 majit.

Në majë të mendimit me afat skadence, ne sot duam të varim prangat për gjithë ata, që për 34 vjet, firmosën fatet e kombit.

Cilido kërkon në kalendarin e rrënojave të demokracisë, për festën e madhe ku Edi Ramën, të gjitha rrugët e çojnë në burg, të ndalojë tek 11 maji, edhe pse këtë vit, maji mund të vijë edhe në prill.

Artikulli paraprak“Në fillim qeshnin me shakatë e Ramës, tani qeshin me të” – video-mesazhi i fundit i Bashës zbulon çfarë mendojnë liderët europianë për Edi Ramën
Artikulli tjetërBIRN: BE shpreh shqetësimin për ndikimin politik në bordin e ri drejtues të RTSH