Shkarkimi i Alban Dokushit dhe Sara Goxhajt nga Bashkia e Tiranës nga e besuara e Edi Ramës konfirmon përfundimisht përplasjen mes kryebashkiakut të arrestuar dhe kryeministrit.
Lufta mes tyre nisi pas një urdhri të Veliajt, i cili delegoi kompetencat si kryetare bashkie bashkëpunëtores së tij më të ngushtë, Sara Goxhajt, por u shua brenda pak orësh. Nga burgu, Veliaj e cilësoi gjithë situatën një keqkuptim, duke thënë se kishte menduar që emri i Goxhajt ishte dakordësuar. Sipas tij, kjo keqkuptim erdhi si pasojë e mungesës së komunikimit. Ai shtoi se e merrte malli për Edi Ramën dhe se mes tyre nuk do të gjendej kurrë asnjë çarje.
Megjithatë, për këdo që e njeh politikën, u kuptua qartë se Veliaj u tërhoq sepse nuk ishte në pozita për të hapur luftë me shefin e qeverisë. Në fund të fundit, nuk e “hëngri dot” kur ishte në liri, e jo më tani që ndodhet në burg. Prandaj, për të shmangur një betejë të humbur, zgjodhi të tërhiqej.
Por duket se hakmarrja e Ramës nuk u ndal me kaq. Me një sinjal nga kryeministri, Anuela Ristani çmontoi brenda pak orësh klanin Veliaj në Bashki. Ajo largoi dy nga njerëzit e tij më të besuar, duke i dobësuar pushtetin dhe influencën.
Tani mbetet për t’u parë: a do të rrijë duarkryq Veliaj apo do të tentojë të ngrejë krye?/ vna.al