Edita Tahiri: Rama-Thaçi-Vuçiç janë futur në skenare të rrezikshme

Ish-ministrja e Jashtme dhe ish-kryenegocatorja e Kosovës, Edita Tahiri tha në Ora News me gazetaren Beti Njuma se Rama,Thaçi dhe Vuçiç janë futur në skenare të rrezikshme për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Tahiri përshëndeti vendimin e Presidentit Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm, pasi në këtë mënyre, sipas saj shprehu qëndrimin kundër ndryshimit të kufijve.
Edita Tahiri: Unë e përshëndes qëndrimin vizionar të Presidentit Meta në qëndrimin e qartë kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Mosdekretimi i Cakajt ishte në fyrmën e mbrojtjues së Kosovës. Zoti Rama është vetë i ftuar në këto skenarë të rrezikshme bashkë me Thaçin dhe Vuçiçin. Heqja e zotit Bushati, i cili doli kundër ndryshimit të kufijve u pa se ky po sjell njerëz të dëgjueshëm, të dëmshëm, madje duke përdorur njerëz të Kosovës.
Kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm. Ne kemi luftuar edhe për sistemin demokratik, Presidenti nuk mund të jetë pronar i tokës së Kosovës. Thaçi dhe Rama është mirë të tërhiqen tani. Zoti Rama ka obligim kushtetues, sepse Shqipëria ka njohur pavarësinë e Kosovës, por ka obligim kombëtar. Sa i takon Thaçit ja kemi bërë të ditur që e ka gabim dhe do vijë koha që ai do ta kuptojë. Vetëm njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë si shtete në kufijtë aktuale sjell paqe në rajon.

Artikulli paraprakTronditet Gjirokastra, shpërthim i fuqishëm tritoli në banesën e biznesmenit
Artikulli tjetërShembulli vjen nga matanë “gardhit”