Edmond Isaku, demokrati i palodhur në qarkun e Dibrës – garanci për qytetarët!

I lidhur prej dekadash me banorët Bulqizës, Dibrës dhe Klosit, Edmond Isaku është kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik (nr.4) për qarkun e Dibrës. Isaku u lind në Grazhdan të Maqellarës dhe rrjedh prej një familjeje të njohur patriotike të zonës. Me edukatën e korrektësinë, të trashëguara nga prindërit e tij u angazhua përditë në punë duke përforcuar bindjen e tij se vetëm duke guxuar mund të shkonte përpara, të çante edhe në sipërmarrje të tilla të guximshme.

Edmondi është njeri vizionar i orientuar saktë në ekonominë e tregut që me kurajo filloi biznesin dhe arriti të krijoj TV Bulqizën; Firmën “ISAKU” duke arritur sukses në ngritjen e tij ekonomike duke zbatuar ligjet me ndershmëri. Që kur ishte në hapat e para kishte ide dhe guxim për të ecur në biznes. Ai realizoi për here të parë spektaklin “Miss Bulqiza” kur kishte shumë pak të ardhura, duke e treguar vehten se e don këtë vend të zhvilluar si në Evropë. Ai e mban vehten ngushtësisht të lidhur me këtë qytet duke dhënë shembullin e tij në orientimin e investimeve ku ngriti në qendër të qytetit të Bulqizës kompleksin bashkëkohorë mediatik të TV, hotelin e restorantin ku sot mund të akomodohen autoritete zyrtare të rangjeve të larta dhe turistë duke i dhënë emër Bulqizës në hartën turistike, gjë që i ka munguar këtij rrethi.

Edmond Isaku është biznesmeni i Bulqizës që ka mbështetur financiarisht projekte kulturore, sportive, mediatike e sociale duke dhënë shembullin e tij se ai tundohet nga dashuria për këtë vend ku jeton qysh prej rinisë së tij. Edmondi ka aftësi të spikatura për të vlerësuar pozitivisht idetë që ngrenë më lart emrin e Bulqizës. Ai ka mbështetur botimin e “Gazetës Bulqiza” dhe hapjen e faqes në internet, duke bërë të mundur për çdo emigrant që të njihen me zhvillimet në vendlindjen e tyre. Ai është me vizion perëndimor për zhvillimin e ekonomise dhe kulturës dhe bashkëpunues në zbatim të ideve progresiste. Bisedat me Edmondin përfundojnë me vendime: Hajde ta bëjmë – kur është fjala në shërbim të njerëzve.

Përvoja që ka sot Edmondi dhe arritjet e tij janë faktor i rëndësishëm që ai ta përfaqsojë Bulqizën në parlamentin shqiptar.

Edmond Isaku duke iu bashkuar ekipit vizionar e fitues të Koalicionit euroatlantik të drejtuar nga Lulzim Basha, i cili po shpalos programin real për ekonomi të fortë dhe shtetin në dorë të qytetarëve, do ta vendosë të sigurtë Dibrën dhe gjithë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit duke u ndarë përfundimisht nga krimi dhe droga.

Edmondi po punon së bashku me ekipin fitues të deputetëve të qarkut Dibër, të cilët janë përzgjedhja më e mrekullueshme ndër vite për këtë qark: Ablert Kojku, Mirjan Kaloshi, Sokol Ruka, dhe vajza e mrekullueshme Sabiana Pasha.

Ky përfaqesim dinjitoz kofiguron një përfaqesim të niveli të lartë ndër inteligjencën e lidershipit të djathtë shqiptarë përballë figurave rurale dhe tej të konsumuara të të PS dhe PD.

Exit mobile version