Endri Hasa: Pensionistët nuk duan lëmoshë, ata meritojnë dinjitet

Endri Hasa, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Elbasan, ka vënë në qendër të fushatës së tij çështjen e pensionistëve, duke denoncuar situatën e rëndë ekonomike me të cilën përballen ata dhe duke propozuar masa konkrete për përmirësimin e jetës së tyre.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Hasa rrëfen takimet e shumta me të moshuar në Elbasan, ku është përballur me histori prekëse që tregojnë vështirësinë e jetesës me pensionet aktuale. Ai e ka quajtur të papranueshme që pensionistët të trajtohen me lëmoshë dhe theksoi nevojën për një trajtim dinjitoz për ta.

“Pensionistët nuk meritojnë lëmoshë, ata duan dinjitet,” – shprehet ai, duke shtuar se Koalicioni Euroatlantik parashikon një rritje të menjëhershme prej të paktën 20% të pensioneve, si dhe një indeksim të përvitshëm të tyre, bazuar në inflacionin dhe rritjen ekonomike.

Një tjetër masë e rëndësishme e propozuar është rimbursimi i plotë i barnave esenciale, për të lehtësuar barrën financiare të të moshuarve dhe për t’u garantuar qasje më të lirë në kujdes shëndetësor.

Deklarata e plotë e Endri Hasës:

Pensionistët nuk meritojnë lëmoshë, ata duan dinjitet Në qindra pensionistë që kam takuar gjatë këtyre ditëve kam parë pikëllimin dhe rëndesën emocionale në bisedë ku më rrëfenin pamundësitë e tyre ekonomike.

Koalicioni Euroatlantik parashikon një rritje të menjëhershme prej të paktën 20% e pensioneve, për të përmirësuar fuqinë blerëse të pensionistëve si dhe Indeksim vjetor të pensioneve, duke u bazuar në një formulë që do të marrë parasysh inflacionin dhe rritjen ekonomike, për të siguruar që pensionet të ruajnë vlerën e tyre reale me kalimin e kohës. Paratë e pensionistëve nuk do të shkojnë për ilaçe, pasi do ketë një rimbursim të plotë të barnave esenciale, për të ulur barrën financiare të pensionistëve në lidhje me shpenzimet për ilaçe dhe kujdes shëndetësor

Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4️⃣ Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa

Artikulli paraprakMirela Karabina denoncon përdorimin e administratës publike në Elbasan: “Është shkelje e ligjit”
Artikulli tjetërBasha poston videon me shokët e Ramës dhe Berishës tek 313-ta: Vota për numrin 4, kthen Shqipërinë në një vend më të mirë