Eduard Kelmendi: Të ndërtojmë një administratë mbi meritokracinë dhe ndershmërinë

Eduard Kelmendi, kandidat i Koalicionit Euroatlantik për qarkun Tiranë, thekson se Shqipëria pas 34 vitesh tranzicion ende nuk ka ndërtuar një administratë profesionale dhe të pavarur. Ai denoncon kapjen politike të shtetit dhe punësimet partiake, që kanë prodhuar një administratë të paaftë dhe arrogante ndaj qytetarëve.
Sipas tij, çdo rotacion politik ka sjellë militantë në vend të profesionistëve, duke penguar ndërtimin e institucioneve të forta dhe afërsinë me standardet europiane. Kelmendi kërkon që administrata të bazohet mbi meritokracinë, ndershmërinë dhe shërbimin korrekt ndaj qytetarëve.
Ai u bën thirrje qytetarëve të Tiranës që më 11 Maj të votojnë për Koalicionin Euroatlantik dhe për një shtet që respekton qytetarin dhe ligjin.

 

Artikulli paraprakOrjola Pampuri: Tirana e kujtimeve dhe e së ardhmes që meriton më shumë!
Artikulli tjetërRefuzoni bukën e turpit, votoni për dinjitetin tuaj më 11 maj!