Eduart Ndocaj në Rrajë të Zezë: Koha për të ndalur harresën dhe për të sjellë dinjitet në Mirditë

Eduart Ndocaj, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Lezhës, ka zhvilluar një takim me banorët e Rrajës së Zezë në Mirditë – një zonë e bukur dhe me potencial, por që sipas tij është lënë në harresë për më shumë se tri dekada.

Ndocaj theksoi se banorët e kësaj zone përballen çdo ditë me probleme serioze si mungesa e infrastrukturës rrugore, rrjeti i amortizuar elektrik dhe një shpopullim alarmues që po boshatis fshatrat e veriut. Ai e cilësoi këtë realitet si të papranueshëm dhe premtoi që përmes Koalicionit Euroatlantik do të sjellin zgjidhje konkrete për këto komunitete të lëna në harresë.

“Mirdita meriton më shumë. Lezha meriton më shumë. Shqipëria meriton më mirë,” ishte mesazhi i fortë i Ndocajt, i cili kërkon mbështetjen e qytetarëve për t’u dhënë zë atyre që prej vitesh nuk janë dëgjuar.

Deklarata e tij e plotë është si më poshtë:

“Takim në Rrajë të Zezë, Mirditë!
Sot patem kënaqësinë të vizitojmë fshatin e bekuar nga Zoti, por të harruar nga pushteti prej më shumë se 33 vitesh – Rrajën e Zezë në Mirditë.
Një vend me njerëz punëtorë dhe zemërgjerë, që jetojnë çdo ditë me mungesa të theksuara: pa rrugë të shtruara, me rrjet elektrik të amortizuar dhe, për fat të keq, me një ritëm të lartë të shpopullimit.
Ky realitet nuk mund të pranohet më.
Së bashku, në koalicionin tonë euroatlantik, jemi të vendosur t’i japim zë këtyre komuniteteve të lëna pas dore.
Mirdita meriton më shumë.
Lezha meriton më shumë.
Shqipëria meriton më mirë.”

Artikulli paraprakINTERVISTA/ Sami Osmani: Durrësi meriton deputetin si vullnet të qytetarëve, jo kryetarëve. Pse pranova kandidimin…
Artikulli tjetërGazment Koduzi prezanton vizionin për reformën shëndetësore: “Shëndetësia duhet t’i shërbejë qytetarëve, jo interesave politike”