Eduard Ypi: Kam shumë për të thënë, por në këto momente jam besnik i PD dhe Lulzim Bashës!

Nga Eduard YPI

Ditët e mija aktive në politikë ka kohë që kanë përfunduar. Si njeri politik nga prejardhja, si një antikomunist i lindur, si luftëtar dhe “aksioner” i demokracisë që kalova ditët më të bukura të rinisë në rrethin e nëntë të ferrit komunist i kam ndjekur dhe i ndjek zhvillimet politike në vënd.

Është një zakon i vjetër që vjen nga koha kur përpiqeshim të lexonim ndërmjet rreshtave të zërit të popullit si dhe të ngjeshur pas radiove përpiqeshim si i eturi në shkretëtirë për të marrë lajme nga BBC, ZËRI I AMERIKËS, RAI, VATIKANI dhe të tjerë stacione të botës së lirë të periudhës së luftës së ftohtë.

E pra vjen një moment që edhe pse jashtë politikës në moshën e politikës, një luftëtari të vjetër si unë i duhet me mbajt një qëndrim.

Kam shumë për të thënë, qoftë për përbërjen e komisionit, vendimet e komisionit, listave, personazhet që po lëvizin koridoreve apo edhe për ndonjë qëndrim politik të të gjithë opozitës së djathtë, megjithatë në këto momente, i rëndësishëm është uniteti dhe jo përçarja duke mbetur pa shumë koment besnik PD dhe Liderit të saj #LulzimBasha.

Exit mobile version