Edvin Kulluri: Pse e paditëm Lindita Nikollën!

Partia Demokratike ka paditur sot penalisht kryeparlamentaren Lindita Nikolla, pasi riktheu në Kuvend deputetët e përjashtuar nga Lulzim Basha.

Në një intervistë për gazetarin Dritan Hila në emisionin Shqip në DritareTV deputeti i PD-së Edvin Kulluri tregon pse vendosën ta padisin Nikollën.

“Ne nuk kemi asgjë me Lindita Nikollën. Ne kemi reaguar ndaj pyetjes se çfarë ka Lindita Nikolla me Gjykatën e Tiranës dhe me ligjin. Ka qenë reagim yni, mbase dhe i vonuar. I kemi dalë borxhit shumë herë, me shumë shkresa. Zonja Nikolla në mënyrë të përsëritur po shkel ligjet për partitë politike, rregulloren e Kuvendit duket mosnjohur zonjën Flutura Açka si kryetare të Grupit Parlamentar të PD-së dhe vetë grupin parlament të kësaj partie, si grup parlamentar me subjekt të regjistruar në Gjykatën e Tiranës sipas ligjit. Kaq është historia.”, tha Kulluri.

Exit mobile version