Efekti CR7, Juventus kryeson mbi Barcelonën, Real Madrid e të tjerë

Portali spanjoll “Deportes&Finanzas”, që merret me statistikat, ekonominë dhe studimin e mediave sociale që lidhen me botën e sportit, ka publikuar sot një klasifikim interesant relative me shikimet në YouTube. Juventus është klubi i futbollit që është vizituar më shumë në kanalin zyrtar në botë, gjatë muajit korrik.
Klubi bardhezi kryeson klasifikimin me 36,3 milionë shikime mujore. Të tjerat: Barcelona (31,9), Real Madrid (24,4), Liverpool (19,1), Psg (17,2), Arsenal (10,8), ManUnited (8,59), ManCity (8,52), Bayern Monaco (7,79) dhe San Paolo (6,26).
Kjo statistikë nuk bën tjetër veçse konfirmon edhe një herë efektin mediatik që ka patur dhe vijon të ketë akoma transferimi i Cristiano Ronaldo te Juventus… proxhektorët e botës janë të fokusuar te Zonja e Vjetër.
Pas kontaktit shumë të shkurtët në ditën e vizitave mjekësore, tifozët e Juventus kanë pasur sot takimin e parë zyrtare me Cristiano Ronaldo.
Në fund të stërvitjes në Continassa, e dyta për të që pas mbërritjes në Torino, ish-sulmuesi i Real Madrid u ndal para tifozëve për rreth 15 minuta dhe firmosi autografe si dhe pozoi me tifozët e Juventus të pranishëm, që pak minuta më parë kishin vënë re Gonzalo Higuain të largohej i heshur, për të mos i kthyer më te “Zonja e Vjetër”.
Bashkë me “CR7” gjatë firmosjes së autografeve ishte edhe Paulo Dybala.

Exit mobile version