Ftesa që Kombëtarja e Francës i bëri Karim Benzemas për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian që nis më 11 qershor pati efekt të jashtëzakonshëm.
Shitja e fanellave të Francës shënuan rritje prej 2400% pas ftesës së Benzemas, i cili ishte suspenduar prej më shumë se pesë viteve.
Benzema është treguar kyç për Real Madridin duke dhuruar performanca fantastike, e që bëri që Didier Deschamps ta ftonte përsëri.
Sipas të dhënave nga Unisports, shitjet e fanellave të Kombëtares së Francës janë rritur me 2400% që prej rikthimit të Benzemas në skuadrën e Deschamps.