Egert Haxhiu denoncon propagandën parazgjedhore për shkollën në Krrabë: “Vetëm disa gropa boshe”

Egert Haxhiu, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj asaj që ai e cilëson si propagandë parazgjedhore nga Bashkia Tiranë lidhur me projektin për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Bashkuar në Krrabë.

Sipas Haxhiut, ky projekt është një fasadë e pastër, e pa mbështetur në punë reale apo afate konkrete për ndërtim.

“Çfarë kemi sot në terren?” – shkruan ai.
“Asnjë makineri, asnjë afat, vetëm disa gropa boshe që rrezikojnë jetën e fëmijëve. Kjo nuk është investim, kjo është tallje me qytetarët.”

Ai akuzon autoritetet lokale për manipulim të opinionit publik në prag të zgjedhjeve të 11 majit dhe thekson se banorët e Krrabës nuk mashtrohen më nga premtimet bosh.

“Fëmijët e Krrabës, edhe këtë shtator, do të detyrohen të udhëtojnë kilometra për në Mullet për të ndjekur mësimet. Kjo nuk është e pranueshme.”

Haxhiu përmbyll deklaratën e tij me një thirrje për dinjitet dhe integritet në politikë, duke theksuar se “Tirana meriton më shumë. Shqipëria meriton më shumë.”

Artikulli paraprakAktivisti i njohur ironizon ministren e Arsimit: Problemi nuk paska qenë TikToku, por propaganda
Artikulli tjetërMigena Shyti Kapllani: “Rama ka mbjellë frikën në popull, është koha për ndryshim”