Egert Haxhiu: Fshati Fikas meriton më shumë se fasada elektorale

Pak javë para zgjedhjeve të 11 majit, Bashkia Tiranë ka nisur projekte të ashtuquajtura “rehabilitimi” në zonat rurale të kryeqytetit, por sipas kandidatit të Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Tiranë, Egert Haxhiu, bëhet fjalë vetëm për propagandë parazgjedhore. Në një reagim nga Njësia Administrative Petrelë, Haxhiu shprehet: “Bashkia ka 12 vite që nuk ka bërë asgjë. Gjumin ua prishim, por rahatin jo.”
Fshati Fikas është një nga zonat që ka mbetur në harresë, pa investime dhe me infrastrukturë të degraduar. Sipas Haxhiut, çdo ndërhyrje e minutës së fundit është tentativë për të mashtruar banorët dhe për të blerë votën me projekte pa thelb. “Keni kohë keni, se edhe pak ka ngel pa u prish e gjithë rruga,” shkruan ai me ironi, duke theksuar se nuk mjaftojnë tabelat dhe fjalët e bukura, por duhen veprime reale.
“Fshati Fikas meriton më shumë. Tirana meriton më shumë,” përfundon ai, duke i bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e fasadave dhe të besojnë tek një Shqipëri ndryshe, ku pushteti punon për qytetarin, jo për propagandën.
#ShqipëriaMeritonMëShumë ✅Voto #4 – Koalicioni Euroatlantik

Postimi i plotë:

Fshati Fikas
Njësia Administrative Petrelë.
– Pushteti vendor vetëm propagandë parazgjedhore.
Bashkia Tiranë ka zgjedhur që pak javë para zgjedhjeve të 11 Majit të bëjë propagandë boshe, duke nisur “projekte” për Rehabilitimin e lagjeve të zonave Rurale të Tiranës por në thelb ka 12 vite që nuk ka bo asgjë.
Gjumin ua prishim por rahatin jo…
Keni kohë keni se edhe pak ka ngel pa u prish e gjithë rruga.
Fshati Fikas meriton më shumë.
Tir na meriton më shumë.
Koalicioni Euroatlantik KEA.
Në krah të banorëve të zonës, për një të ardhme sa më të mirë.

Artikulli paraprakApeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për korrupsion për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka! Ja vendimi që u mor për avokatin
Artikulli tjetër5 mësime që duhet të nxjerrë çdo prind nga seriali tronditës “Adolescence”