Egert Haxhiu: Shtëpia e familjes Duka në rrezik, pushteti hesht

Nga Kafja e Xhafës, në Njësinë Administrative Bërzhitë, kandidati i Koalicionit Euroatlantik Egert Haxhiu denoncon një rast flagrant shpërfilljeje nga institucionet vendore dhe qendrore. “Familja e Agim Dukës, e cila me shumë siklete e halle është lënë në një gjendje skandaloze, vetëm mashtrime dhe sorollatje,” shkruan ai.

Sipas Haxhiut, shtëpia e kësaj familjeje është e dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe përbën rrezik serioz për jetën, por autoritetet lokale e kanë injoruar thirrjen e tyre. “E vetmja arsyje është se nuk kanë krahë, mbështetje e të njohur. Kjo është padrejtësi,” thekson ai, duke i bërë thirrje urgjente institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë dhe të bëjnë kontrollin e gjendjes sa pa ndodhur ndonjë tragjedi.

#ShqipëriaMeritonMëShumë ✅Voto #4 – Koalicioni Euroatlantik KEA

Postimi i plotë:

Kafja Xhafës.

Njësia Administrative Bërzhitë.

Familja e Agim Dukës, e cila me shumë siklete e halle është lënë në një gjendje skandaloze nga pushteti vendor dhe qëndror, vetëm mashtrime dhe sorollatje.

Shtëpia është në gjendje shumë të pa sigurt nga tërmeti e pushteti vendor e ka shpërfillur gjithmonë.

E vetmja arsyje është se nuk kanë krahë mbështetje e të njohur.

Kjo është padrejtësi dhe i bëjmë thirrje urgjentisht Institucioneve përkatëse marin masat e të bëjnë kontrollin e gjendjes së kësaj familje.

Boll vodhët, boll mashtruat…

Drejtësia duhet të vendoset sepse kështu po rropat familjet tona Shqiptare.

Për interesat tuaja ky popull nuk duhet të vuaj.

Këta banorë meritojnë më shumë.

Shqipëria meriton më shumë.

Koalicioni Euroatlantik KEA

Exit mobile version