Egert Haxhiu: Ura Kakunj, një tjetër fasadë parazgjedhore e Bashkisë Tiranë

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Tiranë, Egert Haxhiu, ka reaguar ndaj projektit të shpallur për rehabilitimin e rrugës Kocaj–Ura Kakunjë në Njësinë Administrative Baldushk. “Tabela rehabilitimit Kocaj–Ura Kakunjë është vetëm propagandë parazgjedhore,” deklaron ai, duke shtuar se “aty ku ka interes bëjnë urë me dy korsi për 4 familje, e aty ku duhet, flejnë gjumë.”

Sipas Haxhiut, banorët janë të lodhur nga premtimet boshe. “Autobuzi nuk gjendet prej vitesh. Qendër shëndetësore a do boni me aq lekë, apo i doni për fushatë?”, shkruan ai, duke shtuar se “fshati Bodin meriton më shumë. Tirona meriton më shumë. Shqipëria meriton më shumë.” Ai i bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve dhe institucioneve që të fokusohen tek zgjidhjet, jo tek fasadat.

#ShqipëriaMeritonMëShumë ✅Voto #4 – Koalicioni Euroatlantik

Postimi i plotë:

Ura Kakunj, projekte fasade.

Njësia Administrative Baldushk.

–Tabela rehabilitimit Kocaj- Ura Kakunjë është vetëm propagandë parazgjedhore.

Bashkia Tiranë ka zgjedhur që propagandë boshe, duke nisur një “projekt” për Rehabilitimin të lagjeve ku prej 12 vjet e kusur nuk i ka ofruar asgjë veçse aty ku pas interes e ka bo Urë me dy korsi për 4 familje e aty ku duhet ka flejt gjumë!

– Autobuzi nuk gjendet prej vitesh.
– ⁠Qendër Shëndetësore a do boni me aq lekë apo i doni për fushatë…

Mos i mashtroni banorët e zonës me tabela elektorale.

Fshati Bodin meriton më shumë.

Tirona meriton më shumë.

Shqipëria meriton më shumë.

Koalicioni Euroatlantik KEA

Në krah të banorëve të zonës, për një të ardhme më të mirë.

Artikulli paraprak“Tabela e korrupsionit: 7×7=313, shkaku që varfëron shqiptarët”, Basha: Pas 12 vitesh, shqiptarët meritojnë drejtësi dhe mirëqenie
Artikulli tjetër“Çfarë e lidh Dr. Pazarin me Elvis Roshin?”, Basha: Vota për të janë vota për Metën te 313-ta. Bashkë me Ramën duan të godasin SPAK