Eintrachti në gjysmëfinale

Eintrachti i Frakfurtit është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Gjermanisë për edicionin 2016-2017. Skuadra që drejtohet nga Niko Kovaç fitoi minimalisht me Arminian e Bielefeldit në “Commerzbank-Arena”, duke prishur ecurinë negative me 3 humbje radhazi në kampionat. Goli që i dha kualifikimin Entrachtit u shënua nga Blum që në minutën e 6-të, pas një aksioni të shpejtë nga e majta e sulmit. Arminia e Bielefeldit që lufton për mbijetesë në Bundesligën e dytë provoi gjithçka për të befasuar vendasit, por e pati të pamundur të realizonte qoftë një gol për ta çuar ndeshjen në shtesë.

Exit mobile version