Nga Xhelal MZIU
Ndërtimi në Shqipëri ngelet sektori më i rëndësishëm për shkak të parave të krimit, korrupsionit, drogës por dhe të remitancave.
Qeveria e Shqipërisë duhet të investojë në edukim, inovacion dhe në ekonominë e gjelbër që ta vërë ekonominë në baza rritje të qëndrueshme, sipas Bankës Botërore për Shqipërinë, në prezantimin e Raportit të Rregullt Ekonomik të Ballkanit Perëndimor.
Rimëkëmbja është mbështetur nga konsumi, turizmi dhe ndërtimi, në vazhdim rritja pritet të zbutet në raport me vendet e tjera, sepse nuk ka një strategji afatgjatë nga qeveria!
Shkalla e varfërisë për rajonin është mbi 21% dhe Shqipëria është në nivelin më të lart të varfërisë!
Rimëkëmbja mbetet e brishtë, lajmëron Banka, tkurrja e vendeve të punës nga recesioni dhe pasojat e tij kanë prekur në mënyrë disproporcionale gratë dhe të rinjtë!
Papunësia e të rinjve në Shqipëri kalon shifrën e 40% në 2021 (pavarësisht emigrimit masiv mbi 500 mijë shqiptarëve), duke përkeqësuar më tej perspektivën e punësimit të të rinjëve.
Ndërtimi nuk është afatgjatë, ka një limit, nuk krijon vende pune definitive, ndikon në rritjen e borxhit tregëtar, ekonomia prodhuese ngelet sfida e Shqipërisë!