“Ekonomia në humnerë”/ Teliti prezanton 4 pikat e programit të PD për rimëkëmbjen e biznesit

“Paratë kanë marrë arratinë, ekonomia në humnerë, qeveria krihet para pasqyrës së propagandës me shkëlqim. Kjo është panorama e dhimbshme, ku me dhjetra biznese kanë ulur qepenat vetëm pak kilometra larg nga zemra e Tiranës, në Kamëz”.

Kështu shprehet shefi i kabinetit të kryetarit të PD, Dorian Teliti.

Ky i fundit vizitoi ditën e sotme disa biznese në qytetin e Kamzës ku u njoh nga afër me problematikat e tyre.

Sipas Telitit, kjo është situatë që kërkon ndërhyrje emergjente, nuk mund të vijojë më gjatë, ndërsa prezanton edhe 4 pikat e planit të opozitës.

Postimi i plotë i Dorian Telitit

Paratë kanë marrë arratinë, ekonomia në humnerë, qeveria krihet para pasqyrës së propagandës me shkëlqim.

Kjo është panorama e dhimbshme, ku me dhjetra biznese kanë ulur qepenat vetëm pak kilometra larg nga zemra e Tiranës, në Kamëz.

Sot, gjatë takimeve me bizneset e vogla bashkë me Xhelalin, Dhuratën, Flamurin dhe Bujarin pamë një situatë skandaloze, ku shitësit e dyqaneve i hapnin dhe i mbyllnin qepenat, shpeshherë pa shitur asgjë gjatë gjithë ditës.

Kudo dëgjoje pothuajse të njëjtat shqetësime, por më kryesoret ishin: Askush nuk blen.

E vetmja tregti është blerja me listë e që për shitësit është e pamundur të vazhdohet më gjatë pasi po falimenton biznesi.

Nuk ndihet fare që jemi në prag festash, përkundrazi, është përgjysmuar xhiro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Na mbytën kontrollet, po na marrin frymën.

Shumë biznese janë mbyllur, edhe ne që jemi akoma hapur, jemi drejt falimentit – na thonin tregtarët e vegjël.

Kjo është situatë që kërkon ndërhyrje emergjente, nuk mund të vijojë më gjatë.
Jo vetëm leku që ka marrë arratinë por po e marrin cdo ditë njerëzit nga pamundësia për të mbijetuar.
Nuk duhet të ikin njerëzit, por duhet të ikë qeveria e oligarkëve dhe e propagandës.

Partia Demokratike e ka një ofertë konkrete për rimëkëmbjen ekonomike të biznesit të vogël dhe nxjerrjen e vendit nga kriza.

Qartë dhe thjeshtë:

  1. PA TVSH dhe PA TATIM FITIM për cdo biznes me xhiro vjetore deri ne 140 mijë dollarë. Biznesi vogël do paguajë vetëm një taksë në masën 0.5% të xhiros.
    2. PULLA FISKALE në vitrinë, taksidarët larg biznesit, stop kontrolleve abuzive.
    3. Ulje deri në 40% të cmimit të energjisë elektrike.
    4. Heqje të menjëhershme të taksës Rama mbi karburantet.

PARTIA DEMOKRATIKE ËSHTË GATI TA IMPLEMENTOJË KËTË OFERTË.

2 73

Exit mobile version