“Ekonomia në krizë”, Basha: Shqipëria ka nevojë për shpresë të re dhe një qeveri që kujdeset për qytetarët dhe fuqizon ekonominë

Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh se, Shqipëria ka nevojë për shpresë të re dhe një qeveri që kujdeset për qytetarët e tij dhe fuqizon ekonominë.

“Shumë pak, shumë vonë. Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht Rama nuk e ka zbatuar. Sot e kësaj dite, Shqipëria është e fundit në çdo fushë. Ndihma ekonomike është më e ulëta. Shëndetësia është në kolaps. Ekonomia në krizë.

Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Vendi ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e tij dhe fuqizon ekonominë. Ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë! Është koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për njerëzit”, shprehet Basha.

Exit mobile version