Ekonomisti Soko: Qytetarët i paguan Veliajt 600 milionë euro taksa, si po na vjedh

I ftuar në emisionin “A Show” në News 24, aktivisti i shoqërisë civile, Pano Soko, analizoi veprimtarinë e bashkisë së Tiranës dhe investimet që ajo ka kryer.

Sipas tij, realiteti është i frikshëm, pasi me ardhjen e Erion Veliajt në krye të bashkisë janë rritur taksat, ndërsa investimet nuk janë reflektuar aspak në terren.

“Ne kemi pagur 30 milionë dollarë për infrastrukturën, që e ka vënë kreu i bashkisë së Tiranës. Këtë e paguajmë tek fatura e ujit. Nuk ka shkolla të reja, kemi pagur 30 mln dollarë, por sot ku janë shkollat? 1500 lekë në muaj i paguajmë për shkolla. Në Tiranë ka pasur rritje taksash. Sot paguajmë çdo gjë, edhe për parkimet. Nuk ka transparencë. Natyrisht erdhi me premtimin zero në ndërtime”, tha ai.

Ai shtoi se, krybashkiaku i Tiranës edhe pse erdhi me premtimin se nuk do të këtë ndërtime në kryeqytet, ai sipas tij veproi ndryshe.

Sipas Sakos, Veliaj e shpalli veten si “rekordmenin e lejeve” për 2018, me 390 të tilla. “Vetëm në vitin 2018 ka dhënë 390 leje ndërtimi. Tirana po pëson një bombë sociale dhe po prishen balancat ekonomike dhe shoqërore. Ai arriti rekordin kombëtar për lejet e ndërtimeve të dhëna në Tiranë.

Çmimi i ujit ka qenë 45 lekë. Ne paguajmë  më shtrenjtë për të njëjtin shërbim që kemi patur. Ti pi kafe, pastaj paguan lekët. Bulevardi i Ri është spektakli i ri i bashkisë së Tiranës. Janë 6 milionë euro për riparimin e një segmenti. Taksa për infrastrukturën ka qenë në rritje. Janë 150 milionë që ke paguar më shumë. Ne jemi populli më interesant. Bashkia për katër vjet ka marrë 600 mln dollarë, por nuk e di se ku janë. Nuk ka nevojë për propagandë, por të dalë dhe të tregojë se ku janë shifrat”, tha ai.

Exit mobile version