Ekskluzive/“Besoj më shumë se asnjëherë te kualifikimi”, Salihi optimist: Serbia ogur i mirë, ne më skuadër se ata

Dhjetë vite më parë, në Serbi përjetuam makthe, por nga Beogradi mori formë kualifikimi për në Evropian. Dhjetë vite më pas, për ironi të fatit, shorti na vendosi sërish përballë Serbisë, por tani synojmë për herë të parë pjesëmarrjen në Botëror. Sigurisht, pengesa është e fortë, pasi në grup kemi dhe përfaqësuese “big” si Anglia. Sot në “Sport News” patëm kënaqësinë si gjithmonë të flasim për Kombëtaren, me ish sulmuesin, ish ndihmës trajnerin e Kombëtares, Hamdi Salihi. Salihi.

1-Salihi, e prisje Serbinë në short, do e kishe shmangur?

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fekskluzive besoj me shume se asnjehere te kualifikimi salihi optimist serbia ogur i mire ne me skuader se ata%2F%23gscKisha patur deshirë mos ta kishim. Jemi në një fazë tjetër tani ku te gjithë kërkojmë kualifikimin nga kjo kombëtare, jo situata për të bërë show. Ndeshje te tilla ta heqin paksa vëmendjen tek ana taktike edhe nga elementet te tjerë të një ndeshje futbolli. Por shpresoj që të gjithë bashkë ta kalojmë me sukses këtë grup.

2-Çfarë ndjesie të krijoi? Cila ishte gjëja e parë që të shkoi ndërmend? E kujton shpesh mbrëmjen e 14 tetorit, atë sfidë në Beograd?

E kujtoj gjithmonë me familjaret dhe me ish shokët e ekipit. Gjeja qe më erdhi ndërmend ishte që edhe atëherë diskutuam shumë për Serbinë, aq sa harruam ekipet e tjera. Serbia u kthye në ogur të mirë, na ndihmoi për të shkuar ne Evropian. Të përpiqemi t’i shohim gjërat pozitivisht e të shpresojmë pse jo që historia të përsëritet dhe kjo përballje të jetë ogur i mirë për të shkuar në Botëror për herë të parë.

3-Sot pas 10 vitesh, a mund të zhvillohet një ndeshje normale me Serbinë, a mendon se do të ketë sërish incidente, mbi të gjitha në Serbi?

Jam besimplote qe po. E treguam edhe atëherë qe ne dimë të organizjmë ndeshje. Kur është vullneti i mirë e kur te gjithë fokusohen tek rezultati, besoj se këto gjera kalohen. Megjithatë duke qenë se kemi kaluar ato histori në te shkuarën, mund te ketë njerëz që mund te përpiqen për të kaluar në situata jashtë sportit, ndaj objektivi ynë duhet të jetë që të gjithë bashkë të përgatisim vetëm anë sportive e të fokusohemi vetëm aty.

4-Flasim pak për futboll, a të shqetëson Serbia në fushë? Si e sheh si ekip në raport me përfaqësuesen tonë?

Serbia ka shumë lojtarë të talentar që luajnë në ekipe të mëdha evropiane, por ka kohë që s’kanë një grup. E kundërta ndodh me ekipin tonë, që kemi lojtarë që ndoshta s’janë në nivelin e lojtarëve serb, por kemi një ekip më të bashkuar të fokusuar tek objektivi. Shpresojmë të përdorim këto armë në sfidën direkte, pasi në këtë mënyrë, kundër këtyre ekipeve mund të bësh rezultat gjithmonë.

5-A e vendos kjo përballje dyshe me Serbinë, fatin e Shqipërisë në këtë grup?

Nuk e besoj sepse kanë një specifikë tjetër kualikueset për botëror. Ketu shkon vetëm vendi i parë, ndërsa i dyti shkon në Play Off. Nëse duam te shkojmë në botëror, nuk duhet të jetë gjithçka e fokusuar tek Serbia. Kemi Angline që duhet kaluar, por edhe dy ekipe te vogla në letër, por shume te bezdisshme. Ne dy vazot e fundit kishte ekipe me te lehta të cilat mund të na binin në grup.

6-E nisim nga Anglia, ashtu si 10 vite më parë që e nisnim nga Portugalia. A është e prekshme Anglia, a mund të rezistojë “autobusi” për 90 minuta?

Kemi fillur të përballemi me ekipe të mëdha. Opinioni e të gjithë ne jemi më të përgatitur tani. Nëse do të kemi një ditë të mirë mund të bëjmë ndeshje dhe rezultat të mirë me Anglinë. Me pëlqen që edhe kalendari na ka vendosur Anglinë në ndeshjen e parë e te fundit. Kjo sepse ekipet e mëdha e nisin fushatën zakonisht më lehtshëm. Vazo e parë ishte e gjitha e përbërë nga skuadra të forta. Nëse s’do ishte Anglia mund të ishte Spanja apo Gjermania, ndaj vështirësia do të ishte e njëllojtë.

7-Po Letonia dhe Andorra të shqetësojnë, ekipe të vogla, por që kemi vajtuar gjithnjë, mos gaboj i keni shënuar Andorra-s

Po i kam shënuar e vërtetë, por sikundër citova më herët na qëlluan ekipet më të bezdisshme. Ato sigurisht s’janë në nivelin tonë, por ishin ekipet më të forta të vazove të tyre. Ne Andorra për shembull, do të përballemi me një transfertë të bezdishmme me fushën me bar sintetik, rrugë më të gjatë për të përshkuar me autobus, lojtarë që kanë kohë në ekip, e që luajnë fortë. Do të jenë sfida të vështira, asnjëra prej tyre, s’do të kaloj lehtë. 

8-Salihi, çfarë duhet të bëjmë ndryshe për të shkuar në Botëror ? Ku duhet të ndryshojmë, duke iu referuar edhe Evropianit të fundit, apo Ligës së Kombeve

Në futboll gjërat merren hap pas hapi. Që tek ndeshja e parë fokusohesh aty, pa menduar për Serbinë apo ndeshjet e tjera. Do të jetë shumë e vështirë. Ndryshe nga herë të tjera na duhet të bëjmë rezultat, sepse do të jetë e vështirë që këto skuadra të gabojnë rrugës. Nëse t’i nuk i frenon do të jetë e vështirë të vendosim fatin tonë në dorë të te tjerëve.

9-Beson realisht se mund të kualifikohemi?

Jam besimplotë. Jemi në pikën që në qoftë se nuk kualifikohemi e quajmë dështim. Vetë opinioni, stafi, lojtarët mendojnë për kualifikimin, s’ka rrugë tjetër. Ky është momenti që unë besoj më shumë se asnjëherë tjetër.

Artikulli paraprakKura Ideale për Enët e Bllokuara të Gjakut – Xhenxhefil, Limon, Hudhra
Artikulli tjetërProfili/ Psikiatër, ateist, urrente islamin, kush është autori i sulmit terrorist në Gjermani?