Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka përkthehet në më pak profesionistë me arsim të lartë nesër.
Në 4 vite konkretisht nga 2019 deri në 2023 Shqipëria “humbi” plot 11722 të diplomuar, në një kohë që do duhej të kishte qenë e kundërta.
Në vitin akademik 2018-2019 në Universitetet e vendit u diplomuan 53587 studentë, nga të cilët 18696 ne nivelin Bachelor.
Ndërkohë vitin akademik 2022-2023 u diplomuan 41799 studentë nga të cilët 13808 vetëm në nivelin bachelor.
Ndërkohë i njëjti trend ulës i numrit të të diplomuarve është edhe në vitin akademik 2023-2024 dhe i tillë pritet të jetë edhe për vitin akademik 2024-2025.
Këto shifra të bazuara në statistikat e INSTAT, sipas Qendresës Qytetare, nëse kryqëzohen edhe me reduktimin e numri të nxënësve në shkolla ekspozojnë qartë plagën e rëndë të eksodit që nuk po kurohet gjithë këto vite.