Eksodi i shqiptarëve! Ekspertët: Rritja e pagave dhe standardeve të punës, çelësi për ndaluar largimin

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, 100,000 shqiptarë janë larguar nga vendi gjatë vitit 2022-2023, Arbër Xhihani, ekspert i punësimit, thekson se pagat e ulëta dhe mundësitë e kufizuara për zhvillim janë arsyeja kryesore që i shtyn shqiptarët të kërkojnë mundësi më të mira jashtë vendit. Ai thekson se për të mbajtur fuqinë punëtore duhen rritur pagat, por edhe të ofrohen mundësi të barabarta për zhvillim profesional.

100 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi vetëm gjatë vitit 2022-2023, sipas të dhënave të fundit të Eurostat.

Arbër Xhihani, ekspert i punësimit thotë se shqiptarët pagat e ulëta dhe mundësitë e kufizuara për zhvillim i kanë shtyrë të kërkojnë mundësi më të mira jashtë vendit.

Xhihani thotë se për të mbajtur fuqinë punëtore brenda vendit, është e domosdoshme që pagat të rriten dhe të ofrohen mundësi të barabarta për zhvillim profesional.

Por, jo vetëm kaq , për të, standardet e punës dhe trajtimi i punonjësve janë aspekte po aq të rëndësishme.

Eksperti thotë se vendi ynë ka pasur përmirësime në disa sektorë, siç është turizmi dhe ndërtimi, megjithatë, ka shumë punë për t’u bërë për të arritur në standardet e vendeve evropiane./OraNews

Exit mobile version