Këshilltari ekonomik pranë CDU-së, Martin Henze, në një intervistë të fundit, flet për krizën politike që ka mbërthyer Shqipërinë, ku thotë se, qeveria “Rama” duhet të përmbushë 10 kriteret e Bundestagut gjerman, deri në maj të 2020, që vendi të ecë përpara.
Ai përmend disa nga pikat që sipas tij nuk janë në axhendën e qeverisë. “Demokracia, ligji, hetimi i zgjedhjeve 2017-2019”.
I pyetur përse kryeministri Rama nuk dëshiron zbatimin e këtyre kushteve, ai pohon se “Nëse Shqipëria do të ishte një shtet kushtetues, me demokraci funksionuese dhe me gjykata të sakta, atëherë nuk do të ishte kryeministër Edi Rama”.
Sipas Henzes, Shqipëria aktualisht nuk është më një shtet kushtetues, nuk ka parlament funksionues dhe se nuk ka ndarje të pushteteve. “Të gjitha ligjet që janë miratuar nuk kanë fuqi ligjore, kështu që ato janë të paligjshme. Rama ka krijuar kaos kushtetues”.
Nga ana tjetër, ai ka parashtuar disa pyetje:
-Kush përfiton në Shqipëri nga fakti se shteti kushtetues nuk ekziston më?
-Kush duhet të ketë frikë nga gjykatat që funksionojnë nën sundimin e ligjit, prokurorët dhe një gjykatë kushtetuese që duhet të sigurojë që kushtetuta dhe të drejtat e njeriut të respektohen?
-Kush ka interes që qeveria të jetë në gjendje të miratojë ligje që asnjë gjykatë në Shqipëri nuk mund ti rishikojë?
-Kush ka interes të zhvillojë zgjedhje edhe pse ekziston një dekret i qartë kushtetues?
Për të ekziston një vepër e lartë e tradhtisë nga qeveria Rama në lidhje me marrëveshjen për MiniShengenin me Serbinë. Henze thotë se shqiptarët duhet të vendosin nëse dëshirojnë që të bëhen pjesë e një Serbie të Madhe nën ndikimin rus dhe kështu do të braktisin kulturën mijëravjeçare dhe do të rrezikojnë që të humbasin të rinjtë apo do të vendosin që Shqipëria të ruajë identitetin e saj, kulturën dhe vlerat, si dhe pavarësinë ekonomike dhe të gjejnë të ardhmen në BE.
A besoni se Serbia tani do të fitojë ndikim në Tiranë?
Henze: Jo. Shumica e popullatës serbe ka shprehur indiferencë apo edhe refuzim të BE-së në sondazhet e opinioneve për vite me rradhë. Ndërsa në Kosovë, për shembull, 84 përqind, në Shqipëri 93 përqind dhe në Maqedoninë e Veriut mbi 89 përqind shprehin një qëndrim pozitiv ndaj Unionit, në Serbi është vetëm 29 përqind.
Këto janë nivelet më të ulëta të miratimit të matur ndonjëherë në një vend kandidat. Këto rezultate janë gjithashtu të jashtëzakonshme sepse përvoja tregon se miratimi popullor i BE-së shpesh bie pas anëtarësimit. Ky është një ndryshim shumë i rëndësishëm midis dy vendeve; ato kanë objektiva krejtësisht të ndryshme, shtet-komb.
Nuk ka asnjë bazë për bashkëpunim të ngushtë dypalësh midis Shqipërisë dhe Serbisë, për të mos përmendur problemin me Kosovën. Kombi shqiptar dëshiron të bëhet anëtar i BE-së dhe e sheh veten si pjesë të botës perëndimore dhe jo si një republikë autonome e Serbisë. Qëllimi politik duhet tani të jetë anëtarësimi në BE dhe hyrja në zonën Shengen të BE-së.