Eksperti i ekonomisë: Dy problematika këtë vit, çmimet e larta dhe shërbimi lë për të dëshiruar

Turizmi në Shqipëri këtë sezon vere është diskutuar shumë nëse realisht ka një frekuentim masiv apo nëse suksesi i vitit të shkuar është kthyer në bumerang.

Eksperti i ekonomisë Klodjan Muço trego në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ arsyet sipas tij që këtë sezon nuk është më bumi i vitit të shkuar.

‘Ka kaluar tashmë dhe bujqësinë. Ajo që vihet re, vitin e kaluar u kalua në sold out, sidomos në jug. Një rritje e çmimeve me shërbim që linte për të dëshiruar. Feedback ishte, e bukur Shqipëria por shërbimi lë për të dëshiruara dhe çmim ishin të larta. Ka fluks turistësh por plazhet janë gjysëm bosh. Shqiptarët i kanë abandonuar plazhet e vendit. Janë bërë të paaksesueshme për shqiptarët. Vërtet kemi fluksin që thonë mediat shqiptare, kosovarët i kanë hequr vizat,” tha ai.

Ka një rritje të turizmit në mënyrë fiktive. Rritje çmimesh me mungesë të cilësisë së shërbimeve. Ajo që i ndodhi dhe Malit të Zi. Këtë vit kemi turist, por jo siç kishim vitin e kaluar.

Exit mobile version