Ekstradimi i Laert Haxhiut nga Greqia te “313” në Tiranë, gazetarja: Një “aset” në duart e SPAK!

Në emisionin “360 Gradë” në ABC News, gazetarja Etleva Delia foli për ekstradimin e Laert Haxhiut, nga Greqia në burgun “313” në Tiranë. Gjatë intervistës në studio, Delia u shpreh se Laert Haxhiu ka bërë përpjekje për të mos u ekstraduar.

Nga ana tjetër gazetari Trashëgim Sokolaj, u shpreh se Laert Haxhiu mund të kthehet në një të penduar.

Pjesë nga intervista në studio:

Etleva Delia: Që në momentin e parë që u arrestua, Laert Haxhiu bëri përpjekje që të mos ekstradohej. Por duke qenë se ishte një aset në duart e SPAK u bë ç’është e mundur që të kthehej. Mund të ketë edhe persona të tjerë që fshihen pas Laert Haxhiajt.

Llabani: Në fund të korrikut Laert Haxhiu do të dilte…Kishte kërkuar azil. Sot që flasim nëna dhe motra e Laert Haxhiut kanë azil. Dhe kur është bërë ekstradimi, nuk ka pasur fare informacion. E kanë sjellë nga toka për arsye sigurie. Nuk e kanë lënë që të përgatitet për transferim dhe aq më tepër prë ekstradim. Ka shumë mundësi që ai të bëhet i penduar.

Trashëgim Sokolaj: Laert Haxhiu kishte lidhje të forta, por dosja e fundit që shërbeu për ta ekstraduar nga Greqia, ishte një punë e mirë. Në aktivitetin kriminal të Laert Haxhiut me Durim Bamin dhe Astrit Avdylaj nuk ka pikë-takime.

Gjithashtu gazetarja e kronikës Etleva Delia, foli për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

“Janë disa fatura qesharake për të cilat flitet. Ai mund të ketë menduar se janë shumë të vogla. Përveç kësaj ai akuzohet edhe për fshehje dhe mosdeklarim të lokalit që e kanë shitur një personi tjetër. Ndërkohë edhe këtë kishte rritur ta kamuflonte sikur nuk ishte i veti. Edhe në SPAK ai shkonte me automjetin e tij, por që ishte në emrin e bashkëpunëtorit të tij”, u shpreh ajo.

Nga ana e tij gazetari Trashëgim Sokolaj shtoi: Pjesa e korrupsionit sipas SPAK është nëpërmjet fondeve që zoti Beqaj i ka përfituar nëpërmjet restorantit. Hetimet kanë treguar që ai ka investuar mbi 40 mijë euro me transferta indirekte. Duke qenë drejtues i kësaj agjencie për fondet e BE, ai organizonte takime të ndryshme për tenderime.

Exit mobile version