Ekstradimi i Nazer Seitit, Xhafaj kundër ministres së Drejtësisë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dalë kundër vendimit të ministres së Drejtësisë për ekstradimin e financierit të bandës së Habilajve, Nazer Seiti. I pyetur në emisionin “Studio e Hapur”, a duhej ekstraduar Seiti, Xhafaj ka deklaruar se një person që është nën hetim në Shqipëri nuk mund të ekstradohet. Xhafaj tha se, policia nuk ka pasur dijeni për këtë largim të Seitit nga Prokuroria. Ai tha se, nuk ka dijeni nëse Seiti është identifikuar nga sistemi Tims.
“Nëse e shohim nga pikëpamje e marrëdhënieve ndërkombëtare, ai do duhej të ekstradohej, përsa kishte një kërkesë nga Italia. Por nga fakti që ka pasur edhe hetim nga Shqipëria, do duhej të kishte arsyet krejt tjetër. Ai është pjesë e grupit që po gjykohet dhe hetohet në Katania. Është një prej atyre personave që janë përfshirë në atë operacion”, u shpreh Xhafaj.
Kush institucion gaboi?
I pyetur se kush institucion gaboi, Xhafa u përgjigj se, do ishte më mirë t’ja linim hetimit të Prokurorisë. “Të jem i sinqertë e kam ndjekur sa kam mundur këtë debat. S’e kam parë dosjen në tërësinë e vet. Është hapur një hetim nga Prokuroria e Durrësit. Do ishte më mirë t’ja linim hetimit të Prokurorisë. S’bën sens që nga njëra anë që t’ja linim këtë person Prokurorisë dhe nga ana tjetër si lëmë atyre mundësinë që të hetojnë”, tha Xhafaj.
I pyetur nëse do të ishit sërish ministër i Drejtësisë a do ta firmosnit ekstradimin e Seitit, Xhafaj u përgjigj se nëse do e kishte dijeninë s’do e kishte firmosur. “Nëse s’do kisha dijeni për një çështje tjetër këtu do e firmosja, por nëse do e kisha dijeninë s’do e kisha firmosur”, deklaroi ministri Xhafaj.

Artikulli paraprakSkema e vjedhjes me aeroportin e Vlorës
Artikulli tjetërBreshëri plumbash drejt një banese në Lushnjë