Ekstradimi i Seitit, Manjani: Drejtësia duhet të arrestojë kryeministrin!

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar ekstradimin drejt Italisë të Nezar Seitit, i cilësuar si financieri i Habilajve. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Manjani është shprehur se nuk është e ligjshme që qeveria i heq drejtësisë të arrestuarin pa dijeninë e saj, atëherë drejtësia duhet të arrestojë qeverinë! Kryeministrin të parin.
“Ende nuk e besoj lajmin për ekstradimin e një të arrestuari nga drejtësia! Kuptoj motivet, por jo ligjshmërinë e këtij veprimi! Nëse është e vërtetë, që qeveria i heq drejtësisë të arrestuarin pa dijeninë e saj, atëherë drejtësia duhet të arrestojë qeverinë! Kryeministrin të parin!”, shkruan Manjani
Për Nezar Seitin ekzistonte masa e arrestit me “burg pa afat” nga Gjykata.

Artikulli paraprakQytetarët: Sadri Abazi dhe Veliaj po na zënë frymën me ndërtime
Artikulli tjetërLirimi nga burgu i mikut të ministrit të Ramës, zbardhet vendimi i Gjykatës