Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka reaguar ashpër pas vrasjes së një 71 vjeçari nga forcat RENEA në qytetin e Elbasanit.
Noka shkruyan në një reagim në Facebook se, kjo ngjarje tregon se kemi një shtet qesharak.
Postimi plotë në Facebook
E turpshme per shtetin. Neveri per pushtetin. Kjo ngjarje tregon se kemi nje shtet qesharak. Ju beri zbor nje plak 71 vjeçar… dhe e vrane. Jo nje kriminel por nje plak me neuroze…
Nje polici e tere gjithe diten ne Elbasan e dorezuar perballe jo nje krimineli , por nje plaku… Nje polici e paafte ta arrestoje . Imagjinoni kete pushtet kete polici te Llesh Kimikut ne beteje me krimin …
Turp. 25 Prilli eshte zgjidhja, eshte shpetimi per shqiptaret!