Gjendet i vrarë turku i shumëkërkuar për laboratorin e heroinës në Has

Një nga personat e shumë kërkuar për laboratorin e herionës të gjetur në Has disa muaj më parë është gjetur i vdekur.
Ai është gjetur i pajetë në një banesë në Prishtinë.
Najdet Cesuroglu ishte shpallur në kërkim nga prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa pas gjetjes i vdekur kërkohet informacion për rrethanat e vdekjes së tij.
Turku mësohet se është gjetur i vdekur në 2 dhjetor të vitit 2018, por tani ngjarja është bërë publike.
Cesuroglu ishte në kërkim si një nga personat që kishin organizuar ngritjen e laboratorit të heroinës në Brenogë të Hasit.
Në banesën ku ai është gjetur i vdekur, policia kosovare ka gjetur edhe një sasi heroine.
Besohet se ai është vrarë edhe pse nuk janë ende të qarta rrethanat e vdekjes së tij.

has

Exit mobile version