“Elbasani është qyteti im i zemrës”/ Mirela Karabina: Si kandidate e Koalicionit Euroatlantik, angazhimi im do të jetë maksimal për të përfaqësuar zërin e qytetarëve

Mirela Karabina, e cila për një kohë të gjatë ka qenë mjaft aktive dhe zëdhënëse e PD-Demokratët Euroatlantikë, është një ndër kandidaturat e përzgjedhura për të përfaqësuar qarkun e Elbasanit në listën e hapur të Koalicionit Euroatlantik për zgjedhjet e 11 Majit.
Me një përvojë të gjatë në mësimdhënie dhe me një angazhim të gjatë në mbrojtje të interesit publik, Karabina është një politikane që përmbush më së miri interesat dhe pritshmëritë e publikut.
Nëpërmjet një reagimi në profilin e saj në rrjetin social facebook, Mirela Karabina shkruan se Elbasani është qyteti i saj i zemrës dhe ajo do të bëjë gjithçka për të përfaqësuar më së mirë zërin e çdo qytetari.

“Si kandidate e Koalicionit Euroatlantik dhe nesër si deputete,
angazhimi im do të jetë maksimal që qytetarët të kenë një tavolinë të sigurtë ushqimi, shërbim shëndetësor të sigurtë, shkollim cilësor të sigurtë, jetë të sigurtë dhe dinjitet.” – shkruan ajo.

Më poshtë e plotë:

Të nderuar qyetarët të Qarkut Elbasan,
Të dashur miq,

Me propozim të Demokratëve Euroatklantikë kam nderin të jem kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, në Qarkun Elbasan.

Prej vitesh kam zgjedhur të reagoj ndaj padrejtësisë, shpërfilljes dhe nënshtrimit që ne si qytetarë na bëhet çdo ditë nga një politikë jo e ndershme, jo për qytetarët.

Angazhimi im në politikën aktive vjen për të sjellë ndryshime reale dhe për të përfaqësuar interesat e qytetarëve me përkushtim, ndershmëri dhe transparencë.

Përfaqësimi i zërit të qytetarëve të Elbasanit si deputete por dhe si bijë, nënë, bashkëshorte e pedagoge është sa përgjegjësi, aq dhe përmbushës e krenari.

Elbasani është qyteti im i zemrës, është vendi më i mirë dhe më i bukur në botë, është vendlindja ime dhe e gjyshërve e stërgjyshëve të mi, është historia ime, është trashëgimi e vyer në jetë, është toka ku prehet i shtrenjti Babai im.

Si kandidate e Koalicionit Euroatlantik dhe nesër si deputete,
angazhimi im do të jetë maksimal që qytetarët të kenë një tavolinë të sigurtë ushqimi, shërbim shëndetësor të sigurtë, shkollim cilësor të sigurtë, jetë të sigurtë dhe dinjitet.
Të rinjtë dhe ringritja e vlerave do të jenë në fokus: krijimi i mundësisë së shkollimit të mirë të tyre, trajnimit profesional e punësimit, pasi ata janë e ardhmja e sigurtë e zhvillimi të qytetit dhe vendit.

Ju të nderuar qytetarë e të dashur miq nuk meritoni të nepërkëmbeni si qytetarë të dorës së fundit, të vjedhur e të mashtruar nga politikanë që mbi ҫdo gjë kanë vënë interesa të pushtetit.

Ndaj ftoj çdo qytetar, ju miq e shokë të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi për të ecur së bashku, për të mundësuar ndryshimin e për ta bërë këtë qytet dhe vend të dëshirueshëm për të gjithë ne, dhe në veҫanti për fëmijët tanë.

Qasja jonë, programi ynë, ekipi i Demokratëve Euroatlanikë me mbështetjen tuaj e të gjithë bashkë do ta ҫojmë Elbasanin dhe vendin drejt zhvillimit të vlerave më të mira euroatlantike.

#demokratëteuroatlantikë
#KoalicioniEuroatlantik
#Elbasanimeritonmëshumë
#ShqiperiaMeritonMëShumë

Exit mobile version