Elbasani kërkon drejtësi – administrata nuk është pronë e partisë

Në një deklaratë të qartë dhe të drejtpërdrejtë, Mirela Karabina, kandidate e Koalicionit Euroatlantik, dënon përfshirjen e administratës publike në fushatën e pushtetit. “Administrata e Bashkisë Elbasan detyrohet të jetë pjesë e takimeve apo prezantimeve të nënkryetares së saj dhe kandidatëve të tjerë të PS-së, ndërkohë që pengohen të jenë pjesë e takimeve të Koalicionit Euroatlantik,” shkruan ajo. Karabina e konsideron këtë si shkelje të hapur të barazisë në garë dhe thekson: “detyrimi apo shantazhimi i punonjësve të administratës publike për qëllime politike është i paligjshëm dhe përbën abuzim me pushtetin.”

Postimi i plotë:

Administrata në Elbasan mes frikës dhe shpresës.
Administrata e Bashkisë Elbasan detyrohet të jetë pjesë e takimeve apo prezantimeve të nënkryetares së saj dhe kandidatëve të tjerë të PS-së, ndërkohë që pengohen të jenë pjesë e takimeve të Koalicionit Euroatlantik.
Kjo është një garë e pabarabartë dhe detyrimi apo shantazhimi i punonjësve të administratës publike për qëllime politike është i paligjshëm dhe përbën abuzim me pushtetin.
#shqipëriameritonmëshumë
#elbasanimeritonmëshumë
#demokratëteuroatlantikë

Artikulli paraprakKoha për t’i dhënë fund korrupsionit – më 11 maj voto për drejtësi dhe shpresë
Artikulli tjetërBasha ironizon deklaratat për debat mes bufit të artë dhe bufit të bardhë: Dilni tregojini njerëzve i kujt është Elvis Roshi. Sepse shokun e tretë e keni tek 7×7 = 313