Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi ishte sot në një nga familjet elbasanase ku kryefamiljari jeton i vetëm pasi të gjithë familjarët e tij janë larguar jashtë shtetit.
Bardhi u shpreh se, largimi i të rinjve dhe familjarëve nga Shqipëria është një prej problemeve të mëdha në këtë rajon.
Fatos Bylyku jeton i vetëm, pasi të gjithë familjarët e tij janë larguar.
“Bashkëshortja, 3 vajzat dhe një djalë kanë ikur në Francë, në azil. Nuk mund të qendronin më, asnjë punë, asnjë mbështetje nga qeveria, asnjë shpresë. Braktisje totale, zgjodhën të ikin”, tha ai.
Fatosi tregon se është pa punë, pa asistencë sociale, pa strehë. Jeton në shtëpinë e vëllait të tij të cilën ia ruan.
“Nuk e di ku është shteti”, thotë ai, duke shtuar se ka punuar mjaftueshëm në jetë që zyrat ta marrin në konsideratë. Edhe tek Bashkia e Elbasanit nuk ka gjetur derë të hapur. Fatosi thotë se edhe ai është qytetar me të drejta që i takojnë, por sheh vetëm shpërfillje.
Kjo indiferencë dhe braktisje ndeshet kudo. Ne kemi një plan për hapjen e 110 mijë vendeve të reja të punës, dhe krijimin e kushteve që vendi të mos braktiset. Prandaj 25 prilli është një datë e rëndësishme, që të fitojnë njerëzit, të fitojë Fatosi, të pastrehët, ata që nuk u është dhënë një mundësi, dhe të humbë Edi Rama.