Elbasani nuk ka qetësi, shpërthim tritoli pranë një lokali

Një shpërthim me lëndë eksplozivi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Elbasan.

Burimet bëjnë të ditur se, ngjarja ka ndodhur rreth orës tre në një lokal në qendër të qytetit të Elbasanit.

Burimet shpjegojnë se lokali është në pronësi të ish futbollistit të Elbasanit Mateo Toçi dhe është një lokal luksoz.

Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë

Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan në pjesën e jashtme të lokalit me administrator shtetasin M.T., në pjesën e jashtme të lokalit ka shpërthyer një sasi e vogel dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Artikulli paraprakMjeku i njohur thirrje qeverisë: Koha për veprim! 10 masa për të luftuar Covid-19
Artikulli tjetërRilindja socialiste po talebanizon edhe universitetet