Elbasani, si “mall” pa zot

Nga Mirela Karabina

Qyeteti i Normales, i Festës së Verës , i Kulturës, Traditës e Historisë, i Krisotoforidhit e Luigj Gurakuqit, i Aqif Pashë e Lef Nosit e shumë patriotëve që luftuan me pushkë e penë, se e deshën qytetin dhe vendin e tyre, sot fatkeqësisht, është thjeshtë një qytet beton model alla komunist.
I rrënuar e i varfër, Elbasani është qyteti më i ndotur mbytur nga plehrat e mosfunksionimit të
incerenatorit dhe i helmuar nga tymi i zi dhe mbetjet toksike metalurgjike të “Kurum”, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejtë në shëndetin dhe jetën e qytetarëve, bimëve e kafshëve.

Dhe, asnjë vëmendje e asnjë zgjidhje për qytetin e kulturës dhe trashëgimisë historike!

Kjo vëmendje e munguar është si nga mazhoranca e korruptuar në pushtet dhe përfaqësueit të tjerë “të popullit” në Parlament, të cilën votën ia duan elbasanasve, por shërbimin ia kanë mohuar.

Epo, kjo është real politika e pamoralshme që ka ngritur në sistem kundërmodelin duke e kthyer pushtetin në mjet për të fituar dhe ruajtur privilegjet.

Prej vitesh qytetarat elbasanas, sidmos banorët e Kantudit të Ri po mbyten nga era e rëndë e “Kurum”por askush nuk merr përgjegjësi për zgjidhje, dhe ja ku jemi sot, në një skandal korruptiv me përmasa të mëdha, por në kurriz të shëndetit dhe zhvillimit të qytetit të Elbasanit dhe banorëve të tij.

Turp për trajtimin e tillë të qytetit dhe elbasanasve dhe revoltë për luajtjen me jetën e banorëve të tij nga këta palo politikanësh të paskrupullt e të korruptuar!

Kryeministri dhe qeveria e tij e korruptuar mashtrojnë e pasojnë topin si për mosfunksionimin e incerenatorit, ashtu dhe për helmet e “Kurum”.

Kryetari i Bashkisë është i interesuar për like ne facebook dhe aspak për punën dhe shërbimin qytetar, përfaqësueit e popullit të mazhorancës dhe rithemelimit kanë hall, nëse do jenë në listë përsëri duke llogaritur herësat e pjestimet, e qyteti dhe qytetarët trajtohen si “mall pa zot”.

Kjo është qeveria më e korruptuar e Edi Ramës dhe një pjesë e opozitës, të cilët punë quajnë
të ruajnë pushtetin që populli ia, duke e përdorur në kurriz të shëndetit të tyre.

Qytetarët elbasanas meritojnë një jetë të mirë, me dinjitet dhe të shëndetshme.

Shqiptarët nuk meritojnë të qeverisen nga kjo racë politikanësh bashibozukë që e vodhën dhe e plaçkitën me ç’mundën këtë vend.

Shqipëria Meriton më Shumë.

Artikulli paraprak“Nuk mund të pranohet që krimi të sfidoj rendin dhe sigurinë publike”/ Myzafer Elezi: Policia e shtetit masa urgjente për rivendosjen e rendit publik në vend
Artikulli tjetërNuk ka më asnjë dilemë, Berisha njofton bashkimin me Ramën në komisionin Anti SPAK. Bashkëpunimi i tretë brenda gjashtë muajve