Elbasani voton djathtas, dhe këtë për herë të parë e arriti Lulzim Basha në zgjedhjet e 2009-ës, dhe do ta bëj përsëri

Nga Mirela Karabina

Në një interviste në Euronews Albania me Mirela Milorin mbrëmë, drejtuesi i Foltores për Elbasanin, Ervin Saliani dekurajon demokratët dhe qytetarët elbasanas duke deklaruar se “ Elbasani dihet që s’voton djathtas”.

Në fakt qyteti i Nomales, i Kristoforidhit e Luigj Gurakuqit, i Aqif Pashës e Lef Nosit nuk mund të votojë filozofinë shkatërruese të pronës, korrupsionit e shpopullimit të qytetit dhe vendit.

Elbasani voton djathtas!
Por bandat politike me krimin zgjedhor tjetërsojnë qasjen dhe ndaj ata sot po hetohen dhe goditen nga drejtësia SPAK.

Por meqë e ditërka rezultatin drejtuesi politik, atëherë pse e pranoi këtë ofiq humbës ?!

Elbasanllinjtë nuk gënjehen dhe mashtrohen më, boll më!

Edhe pse PD hapi Tunelin Elbasan- Tiranë më 2013, ata e ndëshkuan me votë kundër, sepse nuk besuan më te ajo qeverisje, sepse të mençur dhe më kulturë ata duan qetësi e siguri për familjen e tyre dhe fëmijët mos i largohen.

Qyteti i Metalurgjikut të Enverit që u ndot, u helmua dhe u tjetërsua nga tymi vdekjeprurës i furrnaltave, qyteti i mbetjeve toksike të “Kurum” që politikanë të korruptuar e helmuan dhe në “demokraci”, nuk e ka merituar dhe nuk e meriton këtë të keqe të madhe, nuk e meriton dhe nuk e do më “Trekëndëshin e Bermudes”.

Demokratët, dhe jo vetëm, nuk kanë më vite për të humbur, ata duan ndryshimin, duan një qeveri të tyre që i shërben dhe zhvillom vendin.

Elbasanllijntë nuk kanë nevojë të dëgjojnë pallavra mediatike pazaresh në kurriz të tyre, ata duan zgjidhje.

Dhe këtë do ta kenë te PD-Demokratët Euratlantikë.

Programi ynë “ Shqipëria meriton më shumë” adreson problemet e tyre dhe zgjidhjet: në shëndetësi përmes investimit në karta shëndeti, në shërbime e rimbursime; në arsim përmes aftësimit në kohëzgjatje në shkollë dhe ndihmë për prindërit dhe në arsimin e lartë përmes investimit; “pronën e gëzon ai që e zotëron” do t’i japë zgjidhje çështjes së pronës; siguria përmes xhandarmërisë; fermerët mbështetja dhe kompesimi i tyre; të përndjekurit nga diktatura dhe vlerësimi tyre,
e shumë e shumë çështje të tjera jetike.

E pra, ndaj elbasanllijtë do të votojnë djathtas sepse interesi i tyre dhe zhvillimi do të vijë me Demokratët
Euroatlantikë.

Ata që e shpallin të humbur betejën pa filluar ende duke demoralizuar me qëllim demokratër, nuk meritojnë të dëgjohen.
Sepse ata janë problemi vetë dhe jo zgjidhja, sepse ata kanë frikë votën ndëshkuese të qytetarëve elbasanas.

Exit mobile version