Elbasani është zgjuar nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm pasi një servis me makina është djegur thuajse totalisht.
Policia deklaron se gjatë natës në lagjen “Skënderbej”, Elbasan në servisin dhe pike-shitje “Autookej” të automjeteve, që “BalkanWeb” mëson se është në pronësi të shtetasit Elton Kila (Kastriot), ka rënë zjarr.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrëfiksja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur disa automjete. Mësohet se pronari i servisit dhe pikës së shitjes është me precedentë penalë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit. Po kështu pritet marrja e pamjeve nga kamerat e sigurisë për identifikimin e autorit apo autorëve.
Servisi i automjeteve në pronësi të një 37-vjeçari është djegur në orët e para të mëngjesit në Elbasan. Pronari rezulton të jetë shtetasi Elton (Kastriot) Kila, banues në lagjen “Qemal Stafa”, i cili është arrestuar vetëm 5 ditë më parë gjatë aksioneve të befasishme të policisë së Elbasani në lokale dhe akse rrugore.
Sipas policisë Kila, u ndalua u bë me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urdhrin e ndalimit ndërkombëtar datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallëzim i rremë”.
Nisur nga e kaluara e pronarit, policia e Elbasanit po heton pas zjarrvënies për konflikte të mëparshme të tij ose prishje pazaresh. Flakët e rëna sot në servis e 37-vjeçarit në lagjen “Skënderbej” në Elbasan shkrumbuan disa prej tyre.